1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vulin e paralajmëron kryetarin e Presidencës boshnjake pas bisedës që ky i fundit pati me Kurtin

Rekomandime

Një bisedë telefonike e zhvilluar dje mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferivuq, ka shkaktuar reagimin e ashpër të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksander Vulin.

Ky i fundit ka paralajmëruar sot Xhaferoviqin, i cili sipas tij me këtë veprim nuk i ka respektuar serbët e Bosnjës, dhe në këtë formë sipas Vulin as ai nuk është i obliguar ta respektojë shtetin boshnjak.

- Advertisement -

Nëse ai nuk e respekton shtetin e vet, nëse nuk i respekton qytetarët e tij, qytetarët e mi që jetojnë në Bosnjë, atëherë as unë nuk jam i obliguar ta respektojë Bosnjën.

Nuk kam pse ta them më se Republika Srpska është pjesë e Bosnjës.

Duk filluar nga tani, deri sa Xhaferoviq të respektojë Kushtetutën e Bosnjës, Republika Srbrska është speciale për mua, dhe do t’i adresohem në atë mënyrë, dhe në asnjë formë tjetër”, ka thënë Vulin.

- Advertisement -

Madje sipas Vulinit, me bisedën që ka zhvilluar me Kurtin, Xhaferoviq ka tentuar “thikë pas shpinës për presidentin serb Aleksander Vuçiq”.

Në vend që t’i thotë Kurtit se politika e Bosnjës është se ky shtet nuk e njeh shtetin fals të Kosovës, dhe se Kosova është pjesë e Serbisë dhe asgjë më shumë, ai pajtohet me të për çështjen e ndryshimit të kufijve”, ka thënë ai duke iu referuar pajtueshmërisë së Xhaferoviqit me Kurtin lidhur me efektet negative që mund të sjellë sipas tyre ndryshimi i kufijve.

- Advertisement -

Ky reagim i ashpër nga Serbia, vjen pasi që gjatë ditës së djeshme, Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Xhaferoviqin.

Sipas asaj që shkroi Kurti, Xhaferoviq e falënderoi atë për heqjen e taksës ndaj Bosnjës, dhe u pajtuan që ndryshimi i kufijve mund ta kthejë Ballkanin në luftërat e viteve të 90-ta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit