4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Vulini në shërbim të Putinit: BIA serbe inçizoi opozitarët rusë në Beograd të cilët u arrestuan në Rusi

Rekomandime

Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin në maj të këtij viti është takuar me Sekretarin për Siguri Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev të cilit i ka dorëzuar inçizime të bisedave që Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë(BIA) i ka bërë në një takim të liderëve opozitarë rusë në Beograd.

Serbia dhe Rusia kanë formuar fshehurazi një grup punues të përbashkët për të luftuar liderët opozitarë, media e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.

- Advertisement -

Dyshimet janë se koordinimi i përbashkët i autoriteteve në Rusi dhe Serbi sa i përket shtypjes së demonstratave masive dhe se eksperienca në këtë çështje janë shkërmbyer mes tyre sidomos pas takimit që Vulin ka pasur me Patrushev para protesës së fundit masive në Serbi të shtunën, shkruan Nova.rs.

Në takimin e muajit maj mes Vulinit dhe Patrushev sipas portalit Nova.rs i ka dorëzuar zyrtarit nga Moska inçizime të takimit të opozitarëve rusë në Beograd që janë bërë nga BIA serbe. Këto biseda të inçizuara fshehurazi janë bërë në takimin e dy opozitarëve rusë Andrei Pivovarov dhe Vladimir Kara-Murz.

Pas takimt, Pivavorov ishte arrestuar në një aeroplan në Shën Petersburg të Rusisë para se të fluturonte dhe tani ai mund t’i shqiptohet dënim me 6 vjet burg për “pjesëmarrje në organizata të padëshirueshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit