Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në Facebook, ka thënë se përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1 euro në ditë.
Krejt kjo, siç citohet në postim, vjen si rezultat i drejtpërdrejt i korrupsionit dhe keqmenaxhimit.
”Përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1€ në ditë, si rezultat i drejtpërdrejt i korrupsionit dhe keqmenaxhimit.
Qeverisja jonë e mirë bashkë dhe skemat tona sociale do të zhdukin varfërinë ekstreme, luftojnë korrupsionin dhe rivendosin drejtësi në shoqërinë tonë”, thuhet në postim, duke cituar atë se çka ka thënë Kurti.