Gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë dhe ata për kryeministër kanë udhëtuar në çdo cep të vendit duke kërkuar votën e qytetarëve.
Mirëpo, sot në përfundimin e fushatës, partitë politike do të mbajnë takimet e tyre përmbyllëse.
Lëvizja Vetëvendosje tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, do ta mbajnë në Prishtinë, saktësisht në sheshin “Skënderbeu”. E për këtë tubim Lëviza Vetëvendosje është mobilizuar duke mbledhur qytetarë me autobusë anë e kënd Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Në listën e siguruar nga Reporteri, shihet orari i nisjes së autobusëve nga Mitrovica. Siç shihet në foton e mëposhtme, nisjet me autobusë fillojnë nga ora 17:30 nga fshati Kçiq i Mitrovicës, përkatësisht tek shkolla “Bislim Imeri” e më tutje, ndërsa nisja nga qendra bëhet në ora 18:00.
Përpos Mitrovicës, organizime të tilla nga Lëvizja Vetëvendosje për tubimin e sotëm po bëhen në tërë Kosovën.
Ndryshe, tubimi përmbyllës i Vetëvendosjes në Prishtinë pritet të mbahet në orën 20:00.