3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

VV kërkesë deputetëve të saj: Të hënën mos u largoni nga Kosova

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të caktojë seancë për formimin e Qeverisë për datën 3 shkurt, shkruan GazetaBlic.Për këtë vendim të Kurtit janë njoftuar të gjithë deputetët e Vetëvendosjes.Burime të GazetësBlic, brenda Grupit Parlamentar të VV-së, bëjnë të ditur se është kërkuar nga ana e tyre që ditën e hënë, të 3 shkurtit, ata të gjithë të jenë prezent në Kosovë.

- Advertisement -

Në kërkesën për ta, thuhet se ata do të kenë takim dy orë para fillimit të seancës, që pritet të mbahet të hënën.“Kanë kërkuar nga ana jonë që të hënën mos të largohemi nga vendi. Në këtë ditë, do të kemi takim të Grupit Parlamentar, i cili do të fillojë në ora 09:00 të mëngjesit”, i ka thënë ky burim GazetësBlic.Seanca e jashtëzakonshme, ku Albin Kurti, pritet ta hedh në votim kabinetin e tij qeveritar, pritet të mbahet më 3 shkurt, duke filluar nga ora 11:00.

Vetëvendosje, ende nuk i ka të siguruar votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike, pasi që partia e Mustafës, ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.Kryetari i LDK-së, e ka komentuar thirrjen e Kurtit për seancë të jashtëzakonshme, teksa e ka bërë të qartë se nuk mund të garantojë që deputetët e tij do ta votojnë qeverinë Kurti, nëse këto dyja parti nuk do të arrijnë koalicion.

Kurse, deputetët e Listës Serbe, në takimin e sotëm me mandatarin për formimin e qeverisë, Albin Kurti, ia kanë vënë disa kushte këtij të fundit.Njësoj kanë vepruar edhe deputetëve tjerë të komuniteteve në Kosovë, Duda Balje dhe Veton Berisha.Berisha ka thënë se kërkesa e tij është që ata të udhëheqin me një ministri në kabinetin e ardhshëm të qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit