4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

VV: LDK i ka rritur kërkesat më shumë se atëherë kur mendonin se janë të parët

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka kritikuar mënyrën se si po sillet Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë fazë.

Aka thënë se tani kur LDK është e dyta, kanë kërkesa më të mëdha sesa atëherë kur ata mendonin se do dilnin të parët.

- Advertisement -

Statusi i plotë i Muratit:

Oferta e Fituesit për të harmonizuar programin me partnerin qeverisës si dhe për të ndarë përgjegjësinë e qeverisjes përgjysmë, është ofertë tejet gjeneroze. Kjo në vetvete tregon për vullnetin e Fituesit që, të arrihet një marrëveshje e cila respekton partnerin dhe siguron mirëbesim në qeverisje.

Për sa i përket vullnetit të palës tjetër, mjafton të shihet kronologjia e pozicionit të tyre.

- Advertisement -

Para zgjedhjeve, kur mendonin se do dilnin të parët, thanë se posti i Kryeministrit do duhej t’i takonte Fituesit. Pas zgjedhjeve, ka gati dy muaj që nëpër studio televisive flasin për “koeficientë” e për “pesha” të posteve.

Para zgjedhjeve, kur mendonin se do dilnin të parët, thanë se posti i Presidentit nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë, sepse kandidati do duhej të ishte konsensual. Pas zgjedhjeve, nga vendi i dytë, thonë se posti i Presidentit “u takon”, dhe nuk bën ndryshe.

- Advertisement -

Para zgjedhjeve, kur u ofruam që përgjegjësitë të ndahen në dy blloqe të barabarta, ku njëri bllok kishte postin e Kryeministrit me gjysmën e ministrive, dhe blloku tjetër Kryeparlamentarin me gjysmën e ministrive dhe u thamë të zgjedhnin, thanë se “nuk mund të bëhet ndarja kësisoj sepse nuk jemi të barabartë”, sepse atëherë mendonin se do dilnin të parët.

Thënë shkurt, tani kur JANË të dytët, kanë kërkesa më të mëdha sesa atëherë kur MENDONIN se do dilnin të parët.

Ky nuk është vullnet i mirë. Vullneti i mirë duket ndryshe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit