0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Weber: Berlini dhe Parisi do ta marrin rolin kryesor në dialogun Kosovë-Serbi

Rekomandime

Analisti politik në Këshillin Gjerman për Demokratizim, Bodo Weber, ka thënë se paralajmërimi i Gjermanisë dhe Francës për përfshirje më të madhe në dialog s’duhet të interpretohet si thirrje për të rifilluar menjëherë negociatat.

- Advertisement -

“Artikulli është së pari një rekomandim i fortë nga Berlini dhe Parisi për ta marrë rolin kryesor në dialog, dhe për të theksuar se dialogu në të kaluarën ka qenë, dhe mbetet ai i udhëhequr nga BE-ja. Së dyti, fjalia më e rëndësishme për mua është insistimi se ‘nuk ka zgjidhje të shkurtra dhe rregullim të shpejtë”, ka thënë Weber

Në një opinion të botuar , ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që t’i zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës.

“Një qasje serioze kërkon negociata të strukturuara mirë, të thella, me BE-në si ndërmjetës luajalë. Nevojitet një ndërmjetësim më solid dhe vendosmëri politike – gjë që mund ta prisni nga Miroslav Lajçaku dhe ekipi i tij – me mbështetjen nga ana e përfaqësuesit të lartë Borrell, si dhe atë të Berlinit dhe Parisit”, kanë shkruar ata.

- Advertisement -

Ëeberi thotë se deklarata qartësisht i referohet frikës së ngritur ditëve të fundit, se nëse mund të ketë një shtytje të përtërirë për një rregullim të shpejtë dhe të rremë, “do të thotë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, në gusht-shtator”.

Analisti gjerman vlerëson se mund të paraqiten pengesa në përpjekjen për arritjen e marrëveshjes.

- Advertisement -

“Duke marrë parasysh skenarët e ndryshëm të mundshëm që lidhen me vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e situatës pas votimit të mocionit të mosbesimit, nga njëra anë, dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit në Serbi nga ana tjetër, një raund i ri i negociatave të Brukselit nuk mund të ndodhë para korrikut, me gushtin më realist”, ka thënë Ëeber.

Sipas tij, pengesat kryesore në njërën anë është performanca e të dërguarit amerikan Grenell, “që minon rolin kryesor të BE-së në negociata dhe krijon hapësirë manovruese për elitat politike në Kosovë që ndjekin synimet e brendshme politike, dhe nga ana tjetër konfuzionin e prodhuar nga BE-ja vetë në lidhje me vendosmërinë e saj për t’i udhëhequr negociatat për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse bazuar në parimet dhe synimet që përbëjnë dialogun politik në vitet 2012-13”.

Weber thotë se BE-ja po përpiqet t’i japë fund qasjes armiqësore të Serbisë që kundërshton shtetësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit