7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Weber: Dialogu i Brukselit është kthyer në kah të kundërt, Serbia po fiton më shumë

Rekomandime

Bodo Weber, bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, vlerësoi se dialogu i Brukselit filloi mirë në vitin 2011, por që vitet e fundit ai është kthyer në kah të kundërt.

- Advertisement -

Weber tha se tani më takimet nuk janë historike dhe përparimi është i mangët, raportojnë mediat kosovare.“Serbia mori hapjen e negociatave të para-pranimit, Kosova Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian, por rruga drejt integrimit në BE është bllokuar.

Është bërë normale që zyrtarët e të dy vendeve të takohen rregullisht dhe se nuk është më ‘historike’”, tha ai.

Weber shton se “E njëjta histori është me të ashtuquajturin integrim të serbëve të Kosovës”.“Nëse e shikonim atë sipërfaqësisht, atëherë në rast se Serbia fitoi më shumë dhe Kosova pak më pak, serbët e Kosovës janë ende dëmi më i madh kolateral i krizës në dialog”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit