9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

WELCOME BROTHERS! Kosova pritje madhështore për Anglinë

Rekomandime

Njëra ndër Kombëtaret më të mëdha në botën e futbollit dhe gjysmëfinalistja e Kupës së Botës 2018, Anglia, do të arrijë sot në Kosovë, për ndeshjen që nesër do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

- Advertisement -

Para kësaj ndeshjeje, Kombëtarja e Anglisë do të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” sot në orën 18:30, ndërsa trajneri anglez Gareth Southgate do të mbajë konferencë në Prishtinë në orën 19:30.

Edhe pse kjo ndeshje tanimë nuk ka ndonjë vlerë sa i përket rëndësisë për kualifikime, përgatitjet janë bërë që skuadra e shtetit mik të Kosovës të pritet në mënyrën më të ngrohtë.

- Advertisement -

Kjo vërehet edhe nëpër disa pjesë të kryeqytetit ku në shumë rrugë dhe kafiteri janë vendosur flamuj anglezë dhe slogane urojnë mirëseardhje.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit