Pas lëndimit të pësuar kundër Dusseldorfit, Milot Rashica ka mundur t’i shikojë ndeshjet e Werder Bremenit dhe Kosovës vetëm nga tribunat.
Tashmë, trajneri Florian Kohfeldt ka zbuluar se sulmuesi vushtrrias do të jetë i gatshëm për ndeshjen në shtëpi ndaj liderit RB Leipzig, ndeshje e cila zhvillohet të shtunën, shkruan Zëri.info.
“Jam i sigurtë se Miloti do të luajë kundër RB Leipzig”, tha Kohfeldt.
Sipas “Kicker”, Rashica ishte në gjendje të stërvitste individualisht nga dita e diele.
Ndërkaq, 23-vjeçari do të rikthehet në stërvitje të plota nesër.
Drejtori menaxhues i Werder Bremenit Frank Baumann tha sot: “Miloti duket mirë dhe ai do të rikthehet për ndeshjen në shtëpi kundër Leipzig”.