Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka befasuar kur derisa kompania që mblidhte mbeturinat në një fshat, ai i ka ndihmuar punëtorët.
Tahiri ka hipur në kamionin e mbeturinave që e mbledh bërllogun dhe i ka ndihmuar punëtorët.
Ai poashtu ka pyetur banorët e një fshati se sa janë të kënaqur me mënyrën se si menaxhohen mbeturinat, për çka banori në fjalë është ndarë i kënaqur.
Tahiri i ka thënë banorit se kur qytetarët e paguajnë me rregull mbeturinat, edhe Komuna e ka mundësinë me i mbledh me rregull dhe me i paguar me rregull punëtorët.