1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Xhaxhai deshi t’i nxjerrë nga shtëpia, bamirësit do të ndërtojnë shtëpi për nënën me vajzat

Rekomandime

Ardonita Sabedini nga Vitia bashkë me nënën e motrën po bëhen me shtëpi të re, dhjetë vite pasi babai i saj vdiq dhe problemeve me xhaxhain, që filluan për shkaqe të pronësisë.

Bamirësit, që kanë dëgjuar rrëfimin e Arbonitës kanë vendosur, që asaj dhe familjes t’ia ndërtojnë shtëpinë, në mënyrë që ato të mos vuajnë më nga presioni.

- Advertisement -

Ajo sikur edhe nëna e saj, është me aftësi të kufizuara, me nanizëm, teksa njësoj ishte edhe i ati që ka vdekur vite më parë.

Lajmin për ndërtimin e shtëpisë e ka bërë të ditur ish-luftëtari i UÇK-së Adnan Hyseni, njëherit drejtori i Fondacionit Humanitar “Avni Hyseni”, përmes një postimi në Facebook.

Sot është vizituar familja Sabedini në Viti nga dy humanista të jashtëzakonshëm për t’ju dhënë edhe lajmin e jashtëzakonshëm nga afër se kjo familje po behët me shtëpi.

- Advertisement -

Jam krenar që ne kemi njerëz aq human dhe jemi të gatshëm që lotët e dëshprimin familjeve në nevojë t’jua shndërrojmë në lot gëzimi dhe shprese.

Agon E. Zhinipotoku dhe Dardan Isaj e që unë jam me fat që t’njoh Allahu kurrë mos ju huptë siç e keni gëzuar këtë familje ua ndriçoftë Allahu çdo hap të jetës.

- Advertisement -

Duke mos harru për t’i thënë edhe një bravo të madhe emisionit dhe punës profesionale dhe humane në ATV Resul Sinani. Urime shtëpia të cilën do e keni së shpejti Ardonita Sabedini ty dhe familjes tënde qoftë kjo sprova e fundit për ju ku sot në bisedë me ty nga dallimi me dje pashë dhe ndjeva gëzimin e madh në shpirtin tënd”, shkruan Hyseni.

Ndërkaq, Ardonita kishte rrëfyer për vështirësitë e saj e të familjes pas vdekjes së babait, duke deklaruar se xhaxhai i cili jeton jashtë Kosovës, sa herë që vjen në pushim tenton t’i largojë nga shtëpia.

Ajo në ATV bëri thirrje që institucionet të merren me rastin e tyre, ndërkaq në ndërkohë u paraqitën bamirësit për të ofruar ndërtimin e një shtëpie për Ardonitën, nënën e saj dhe motrën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit