0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Xhudisti algjerian, tërhiqet nga “Tokio 2020”, refuzon të ndeshet me xhudistin nga Izraeli

Rekomandime

Ka shumë raste kur tërheqja nga garat sportive ndodh për arsye të ndryshme, dhe sot xhudisti Fethi Nourine nga Algjeria ka njoftuar tërheqjen e tij nga “Tokio 2020” për arsye se në shortin e mbajtur rivalin e kishte nga shteti i Izraelit.

30 vjeçari i cili do të garonte në kategorinë deri në 73 kilogramë të xhudos, vendosi që nuk do të marr pjesë në këto Lojëra Olimpike vetëm që ta shmang duelin kundër izraelitit Tohar Butbul, përcjell KosovaPress.

- Advertisement -

Në qoftë se xhudisti algjerian Nourine do të kalonte në raundin e dytë, kundërshtarë do ta kishte izraelitin Butbul, kështu për të mos shtrënguar duart me atë, vendosi që të tërhiqej nga garat në “Tokio 2020”.

“Nuk kishim fat me shortin. Ai do të sfidojë një xhudist izraelit dhe kjo është arsyeja e tërheqjes së tij nga gara. Ne nuk duam të shtrëngojmë duart e një rivali izraelit”, tha trajneri i Fethi Nourine.

Kjo gjë vjen si pasojë që Algjeria ka refuzuar të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, dhe kjo nuk është hera e parë që xhudisti Nourine tërhiqet nga garat, pasi që të njëjtin veprim e bëri edhe në Kampionatin Botëror të xhudos në vitin 2019.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit