3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Yllza e Vetëvendosjes mori 2430 euro shpenzime të naftës vitin e kaluar pa veturë

Rekomandime

Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve. Publikimi i këtyre raporteve vjen pas reagimeve të shumta për listën me shumat me të cilat janë kompensuar deputetët për udhëtime për pjesënmarrje në seanca apo komisione parlamentare

- Advertisement -

Një ndër më të përfolurat ishte deputetja e VV-së, Yllza Hoti e cila për dy muaj kishte shpenzuar 810 euro, edhe pse banonte në Prishtinë.

Tani, në raportin e plotë për një vit, Yllza Hoti del që ka shpenzuar 2 mijë e 430 euro veç shpenzime të udhëtimit brenda viti 2021.

Në listën e shpenzimve pati edhe deputetë të tjerë që kishin kaluar vlerën e 2 mijë euro të shpenzimeve, një ndër ta ishte edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

- Advertisement -

Totali i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve për vitin 2021, i ka kushtuar buxhetit të Kosovë mbi 100 mijë euro./Periskopi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit