13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zbardhet debati me dyer të mbylla në PD dhe si janë përçarë deputetët në 3 pjesë

Rekomandime

Enkelejd Alibeaj e zhvilloi mbledhjen e Grupit Parlamentar pavarësisht presionit të grupit të Sali Berishës se ajo është nul dhe se ai nuk është më kryetar pas vendimit të Kuvendit Kombëtar. Para se të hynte në mbledhje Alibeaj iu përgjigj Komisionit të Rithemelimit, i cili i kujtoi paradite se ishte shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar.

- Advertisement -

“Ça ishte ajo, komisioni? E ça pastaj? (E pyesin se nuk e njohin nga Rithemelimi) Nuk është kjo çështja kryesore. Ka shumë çështje agjenda parlamentare. Që nga e sotmja në fakt që duhet të ishte e para. Është fitorja e vogël e banorëve të Rinasit. Deputetes Ulliri dhe banorëve që iu ndodhëm afër që të bënin një fitore të vogël”, – tha ai.

Përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit e bojkotuan mbledhjen ku morën pjesë vetëm 22 deputetë. Përveç grupit të Komisionit të rithemelimit dhe mbështetësve të Lulzim Bashës ka edhe një grup që nuk dëshiron të bëhet pjesë e debateve apo e palëve.

Mbledhja e thirrur nga Alibeaj tregoi se në PD tashmë janë krijuar tre grupime: ai që ishte i pranishëm në mbledhje me 22 deputetë, grupimi i Berishës me 17 deputetë dhe një grupim i tretë që nuk ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar, por as në mbledhjen e thirrur sot nga Alibeaj me 13 deputetë.

- Advertisement -

Pavarësisht numrave të sotëm dhe faktit që nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për të mbajtur një qëndrim për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, Enkelejd Alibeaj u kërkoi deputetëve që deri të dielën në mbrëmje të sjellin propozime për kriteret e kreut të ri të shtetit.

DEBATI NË GRUPIN E PD

- Advertisement -

Ervin Salianji: Shoh përpjekje për të ndarë Partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo të bëhej fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore janë nevojë absolute për ne. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijne gjithe deputetet, nuk ka sens që kerkohet autorizim per tu ulur me Ramen dhe nuk ulemi me njeri-tjetrin.

Kreshnik Collaku: Duhet te marrim pjese ne tryezen per te zgjedhur kandidatin per President, pa komplekse. Te kete figure me integritet.

Lefter Geshtenja: Se pari, nese duhet te bej lajm do thoja qe ne s’duhet te marrim pjese ne procesin e zgjedhjes se Presidentit. Ne fakt un jam qe ne duhet te marrim pjese ne proces. Edhe pse ne e dime qe Rama i ka nr ne duhet te marrim pjese duke vendosur kritere te sakta se kush duhet te jete Presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1, 2, 3 ose 4 kandidate potenciale qe kane reputacion ne opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancen me kandidate me intgritet. E sigurte qe qytetaret do te na vleresojne per kete zgjidhje. Kushti im eshte qe presidenti te jete nje antikomunist qe nuk shitet e nuk blihet.

Saimir Korreshi: Duhet te pyesim dhe te vendosim bashke me ata qe nuk jane prezent nese do marrim pjese apo jo. E para kjo. Koha ka treguar qe bojkotet kane qene te gabuara dhe sna ka dhene te drejte. Duhet te kemi te qarte qe Rama e vendos vete presidentin edhe pa ne pasi po ne e kemi ndryshuar me heret kushtetuten. Procesi mos te kushtezohet vetem te emri por nje proces qe te kete procedura dhe kritere nese nga pala tjeter nuk pranohen skemi pse behemi fars. Ne duhet te propozojme nje figure e cila te jete e pranuese per shqiptaret qe i perfaqson te gjithe ata.

Lefter Geshtenja: Grupi Parlamentar i PD duhet te dale ne terren. Duhet te takojme demokratet dhe qytetaret. (Mbeshtetet nga Korreshi dhe Xhaferraj).

Ferdinand Xhaferraj: Te marrim pjese por mos te perdoremi nga procesi. Te negociojme me faktorin nderkombetar per procesin.

Gazment Bardhi: Te propozojme kriteret dhe procedurat. Ne duhet te vazhdojme me opoziten. Dhe mos te kompleksohemi se nje grup i berishes na sulmon. Ne nuk ju pergjigjemi me te njejten gjuhe per te ruajtur pd. Ne jemi ruajtur mos ta percajme PD. Na sulmojne sot qe mos te marrim pjese te Presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qene pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh Parlamenti. Dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi, ne Këshill kombetar. Ata qe deri dje sulmonin PD.

Enkelejd Alibeaj: Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit. Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate ketij muaji kemi berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anetaret e ketij grupi kane bere perpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo te tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh.

Ervin Salianji: Nuk është mbledhje grupi se nuk ka kuorum, është takim mes deputetesh. Mbledhjen ta caktojme me kryesine e grupit dhe ta caktojme kur te jene te gjithë.

Gazment Bardhi: PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kriteret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër. Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë.

DEPUTETET E PRANISHËM NË MBLEDHJE

Kastriot Piroli
Orjola Pampuri
Jorida Tabaku
Dhurata Çupi
Merita Bakiu
Lindita Metaliaj
Emilja Koliqi
Seladin Jakupllari
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Eralda Tase Bano
Saimir Korreshi
Ervin Salianji
Kreshnik Çollaku
Enkelejd Alibeaj
Ferdinant Xhaferraj
Arbi Agalliu
Gazment Bardhi
Lefter Gështenja
Flamur Hoxha
Andia Ulliri
Ilda Dhori
DEPUTETET E GRUPIT TË RITHEMELIMIT

Flamur Noka
Edi Paloka
Tritan Shehu
Albana Vokshi
Luciano Boçi
Edmond Spaho
Luan Baçi
Agron Shehaj
Sorina Koti
Oerd Bylykbashi
Isuf Cela
Bujar Leskaj
Belind Kelliçi
Sali Berisha
Elda Hoti
Ina Zhupa
Kasem Mahmutaj
DEPUTETET QE MUNGUAN NE MBLEDHJE

Lulzim Basha
Grida Duma
Agron Gjekmarkaj
Flutura Acka
Alfred Rrushaj
Xhelal Mziu
Helidon Bushati
Greta Bardeli
Bledion Nallbati
Fation Veizaj
Tomor Alizoti
Zef Hila
Ramadan Lika/Lapsi.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit