4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Zbardhet prapaskena: Ja pse Hashim Thaçi i ‘iku’ takimit me Albin Kurtin

Rekomandime

“Do të dua të them se Kosova është shumë më shumë e sigurt me përfaqësimin e z. Kurti në procesin e bisedimeve me Serbinë, se sa me presidentin Thaçi, i cili tashmë dihet se preokupimi i tij nuk është Kosova dhe si do të përfundoj pas marrëveshjes finale me Serbinë, por halli i tij është që përmes këtij procesi të fitoj një lloj imuniteti në raport me Gjykatën Speciale”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para se të udhëtonte për në Gjermani me anë të një letre zyrtare e kishte ftuar në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,

- Advertisement -

Siç kishte thënë Kurti, ky takim ka të bëjë me atë për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë, me qëllimin më të mirë që atje të shkojnë me qëndrime të harmonizuara e të akorduara si përfaqësues serioz të shtetit të Kosovës.

Politika e Jashtme është ajo qe do të duhej të na bashkoje. Prezantimi sa më i denje i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh.

Le ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë.

- Advertisement -

Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje që të takohemi e të akordohemi së bashku për temat e për qëndrimet tona”, kishte shkruar Kurti në letrën drejtuar Thacit.

Por Hashim Thaçi e injoroi krejtësisht Kurtin, dhe në vend të takimit me të, kishte udhëtuar për në Gjermani.

- Advertisement -

E analistët politikë e kanë gjykuar këtë sjellje të Hashim Thaçit, si një nga sjelljet e tij më të pa përgjegjshme ndaj shtetit dhe qytetarëve, që kinse i përfaqëson jashtë vendit.

Sipas tyre, kjo është sjellje e turpshme, pasi me këtë veprim, Thaçi ka bërë një hakmarrje të ulët për refuzimin e ftesave të Thaçit që i kishte bërë Kurti, disa ditë më parë për çështjen e mandatit.

Analisti politik, Nexhat Haziri duke folur për “Kosova Sot Online”, thotë se kjo është një dëshmi se akoma do të vazhdojë ‘lufta’ mes Kurtit dhe Thaçit, pavarësisht pasojave që mundë të ketë nga mos koordinimi në mes kryeministrit dhe presidentit, kur është në pyetje çështja e interesit të shtetit.

Nexhat Haziri

Nëse do të ndalemi në detaje, kryeministri Kurti do të duhej që t’i propozonte takim të përbashkët, të shprehte gatishmërinë, me presidentin Thaçi si parapërgatitje për në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë, dhe Thaçit t’i mbetej caktimi I takimit, vendi ose ora, pasi që është autoritet më i lart si president i vendit.

Por përtej këtyre detajeve, që për dikë mundë të lexohen të vogla dhe të pa rëndësishme, mos realizimi i këtij takimi dhe mos koordinimi në mes tyre është një “luftë” në mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, se cili nga ta do ta marrë primatin që të negocioj në Serbinë në emër të Kosovës, dhe se kush do ta përfaqësoj politikën e jashtme të Kosovës në konferenca dhe samite ndërkombëtare të cilat kanë impact për zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës.

Sipas kushtetutës, kjo përgjegjësi i takon qeverisë së Kosovës, pra kryeministrit Kurti, por pa marrë parasysh, presidenti Thaçi nuk do të dorëzohet lehtë në ambicien e tij për të qenë aktor kryesor, sidomos në procesin e bisedimeve me Serbinë, dhe llogaritë e bëra nga ai se në rast të arritjes së një marrëveshje finale, siç po quhet edhe historike, ai do të mund t’i shpëtonte Gjykatës Speciale, e cila i rri si gurë rreth qafës”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ky mos koordinim në mes krerëve më të latë shtetëror kur është në pyetje procesi i bisedimeve më Serbinë, sipas analistit Haziri, ka një kosto shumë të rëndë për vendin.

Si një shtet me përfaqësim joserioz, por edhe konfuzitet sa i përket sjelljes së institucioneve tona në raport me marrëveshjet eventuale, si ishin këto dy të fundit rreth transportit ajror dhe atij hekurudhor, pasi tani ne po përballemi më jo pak të panjohura sa i përket këtyre dy marrëveshjeve.

Do të dua të them se Kosova është shumë më shumë e sigurt me përfaqësimin e z. Kurti në procesin e bisedimeve me Serbinë, se sa me presidentin Thaçi, i cili tashmë dihet se preokupimi i tij nuk është Kosova dhe si do të përfundoj pas marrëveshjes finale me Serbinë, por halli i tij është që përmes këtij procesi të fitoj një lloj imuniteti në raport me Gjykatën Speciale”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit