1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zbulimi i skeleteve dhe Gjigandët e Çamërisë

Rekomandime

Shkruan: Fahri XHARRA

- Advertisement -

Flitet se dikur në Tokë jetonin njerëz gjigandë. Disa besojnë në këtë teori e të tjerë jo. Por, në fakt gjetja e skeleteve të qenieve humanoide me dimensione më të mëdha se sa njerëzit e sotëm, ka qenë e shpeshtë dhe e dokumentuar, çka e bën të vështirë skepticizmin dhe rrit kuriozitetin.

Edhe bibla, ashtu si librat e tjerë të shenjtë flet për disa gjigandë, në veçanti në librin e gjashtë të gjenezës: “Kur njerëzit në Tokë filluan të shumohen dhe lindën vajzat e tyre, djemtë e Zotit panë se vajzat e njerëzve ishin të bukura dhe i morën për gra ato që dëshironin. Atëherë Zoti tha: Shpirti im nuk do të jetë gjithmonë me njeriun, sepse ai është prej mishi dhe jeta e tij do të jetë 120 vjeçare”.

Në atë kohë ekzistonin gjigandët në tokë, por edhe më vonë. Kur bijtë e Zotit u bashkuan me vajzat e njerëzve lindën fëmijët e tyre. Këta janë pikërisht heronjtë e antikitetit. Shumë studiues shprehen të bindur për faktin se veprat gjigande të së shkuarës janë vepra të këtyre qenieve gjigande.

Ekzistenca e gjigandëve mund të shpjegohej dhe mënyrat e ndërtimit te veprave gjigande të trashëguara nga e kaluara: Tempulli Serapeum, monumenti gjigand Stonehenge, qyteti magjepsës Maçu Piçu e kështu me radhë.

- Advertisement -

Mitet dhe legjendat shqiptare flasin edhe për gjigandë që kanë jetuar rreth 12 mijë vjet më parë në Shqipërinë e Jugut, në Labëri dhe sidomos në Çamëri. Këta ishin Elimët. Madje, qenësinë e tyre e përmend edhe Virgjili, shkrimtar i atikitetit romak, në librin e pestë të Eneidës, kur tregon për një garë vrapimi midis dy heronjsh antikë, Elimit dhe Panopesë… Elimi shqiptar dhe Panopeja hero grek. Garën e fitoi Elimi.

- Advertisement -

Mbetjet e ndërtimeve gjigande në Çamëri flasin për ekzistencën e gjigandëve elimë, mbi bazën e tyre dhe të mitologjisë çame është shkruar dhe tregimi “Elimët”, nga shkrimtari Shefki Hysa. Lexojeni këtë tregim dhe pastaj bisedojmë nëse ekzistonin këta gjingandë apo jo!?…

I ashtuquajturi “Libri i Gjigandëve” besohet të jetë shkruar rreth 2000 vjet më parë. Ai u gjet në Shpellat e Kumranit, ku studiuesit gjetën shkrimet e Detit të Vdekur. Konkretisht, “Libri i Gjigandëve” flet për krijesat që banonin në planetin tonë në të kaluarën e largët dhe se si u shkatërruan. Sipas tekstit të lashtë, Gjigandët (Nefilimët) u bënë të vetëdijshëm që për shkak të mënyrave të tyre të dhunshme, ata përballeshin me një shkatërrim të menjëhershëm. Ata i kërkuan Enochut të fliste në emër të tyre me Perëndinë.
***

Legjendat për gjigantët janë të pranishëm në mitologjinë e shumë kombësive. Të gjithë e njohin gjigantin e heroit epik Svyatogor. Epika indiane “Ramayana” përshkruan heronjtë e saj si gjigandë: Rama ishte 3 metra i gjatë, Hanuman 8 metra, dhe armiqtë e tyre, demonët Rakshasa, përshkruhen si 15 metra të mëdhenj.

Grekët e lashtë (Pellazgët) kanë legjenda në lidhje me gjigandët me një sy të Ciklopit, njëri prej tyre – Polifema përmendet në Odisenë e Homerit. Sigurisht, këta janë të gjithë heronjtë e epikave të përrallave. Sidoqoftë, studiuesit modernë kanë pikëpamjen se autorët e këtyre legjendave antikë ishin individë që mendonin në mënyrë specifike, jo të prirur ndaj zhanreve letrare në stilin e “fantazisë”. Ata përshkruanin gjithçka ashtu siç panë, mbase pak ekzagjeruese.
Ekzistojnë dëshmi për ekzistencën e një race gjigantësh nga epoka më të largëta. Legjendat për gjigantin Jepir, i cili jetoi atje relativisht kohët e fundit, në shekullin e XVII, janë ruajtur në Gjeorgji. Edhe varri i tij gjigant ka mbijetuar.

EP Blavatsky, duke përshkruar racat e lashta të Lemurians dhe Atlanteans në Doktrina Sekrete, thekson rritjen e tyre gjigande. Tibetasit kanë të njëjtat tradita. Informacione të ngjashme mund të gjenden edhe midis historianëve të lashtë grekë. Pra, Theopompus, i cili jetoi në shekullin IV para Krishtit foli për garën e gjigandit Merops, i cili jetonte në një ishull të madh të vendosur në Oqeanin Atlantik.

Kështu që bota jonë misterioze dhe e paparashikueshme zbuloi një sekret tjetër. A do të dëshirojë njerëzimi të braktisë një panoramë kaq të njohur të botës dhe të pranojë që në fakt ne nuk dimë pothuajse asgjë për origjinën tonë dhe paraardhësit tanë.

***
Në 1890 në Egjipt arkeologët gjetën një sarkofag guri me një arkivol argjili brenda, në të cilin gjendeshin mumiet e një gruaje me flokë të kuq dy metra dhe një foshnje. Karakteristikat e fytyrës dhe mamitë ishin shumë të ndryshme nga egjiptianët e lashtë. Mumrat e ngjashme të burrave dhe grave me flokë të kuq u zbuluan në 1912 në Lovlok (Nevada) në një shpellë të gdhendur në një shkëmb. Rritja e një gruaje të mumifikuar në jetë ishte dy metra dhe burrat – rreth tre metra.
***

Gea (Gaia), Toka, lindi gjigandët në mënyrë që të hakmerrej për titanët që Zeusi burgosi në Tartar. Ato janë qënie (nëntokësore), të cilat simbolizojnë, nga masa fizike gjigande e tyre varfërinë shpirtërore, epërsinë e forcave që ngrihen nga Toka. Gjigandët përfaqësojnë rëndomësinë e zmadhuar dhe imazhin e fizikut të papërmbajtshëm dhe instiktin brutal. Ata mund të mposhten vetëm nga copëtimi i mundimshëm i një Perëndie dhe një njeriu. Të gjithë perënditë që luftuan gjigandët si Athina, Dionisi, Afërdita dhe Poseidoni, i besuan një njeriu detyrën e shfarosjes së përbindëshave.

Odiseu me plis
Evolucioni i jetës në drejtimin e rritjes shpirtërore përfaqëson betejën e vërtetë të gjigandëve. Gjithsesi kjo betejë përfshin një arritje që mbartet si barrë e paqënë, nga vetë njeriu.

Miti i gjigandëve është një thirrje për heroizmat njerëzorë.
Duke gjykuar nga gjetjet, vihet re nje vazhdimesi midis races antike dhe races sone. Ndoshta u detyrohemi atyre per te gjitha njohuritë antike që kemi, si dhe për monumentet antike ciklope që ekzistojnë edhe sot nëpër të tërë botën dhe na mrekullojnë me mjeshtërinë, me të cilën janë ndërtuar.

Gjakovë, 14.04 2020

Kështu që bota jonë misterioze dhe e paparashikueshme zbuloi një sekret tjetër. A do të dëshirojë njerëzimi të braktisë një panoramë kaq të njohur të botës dhe të pranojë që në fakt ne nuk dimë pothuajse asgjë për origjinën tonë dhe paraardhësit tanë.

***
Në 1890 në Egjipt arkeologët gjetën një sarkofag guri me një arkivol argjili brenda, në të cilin gjendeshin mumiet e një gruaje me flokë të kuq dy metra dhe një foshnje. Karakteristikat e fytyrës dhe mamitë ishin shumë të ndryshme nga egjiptianët e lashtë. Mumrat e ngjashme të burrave dhe grave me flokë të kuq u zbuluan në 1912 në Lovlok (Nevada) në një shpellë të gdhendur në një shkëmb. Rritja e një gruaje të mumifikuar në jetë ishte dy metra dhe burrat – rreth tre metra.
***

Gea (Gaia), Toka, lindi gjigandët në mënyrë që të hakmerrej për titanët që Zeusi burgosi në Tartar. Ato janë qënie (nëntokësore), të cilat simbolizojnë, nga masa fizike gjigande e tyre varfërinë shpirtërore, epërsinë e forcave që ngrihen nga Toka. Gjigandët përfaqësojnë rëndomësinë e zmadhuar dhe imazhin e fizikut të papërmbajtshëm dhe instiktin brutal. Ata mund të mposhten vetëm nga copëtimi i mundimshëm i një Perëndie dhe një njeriu. Të gjithë perënditë që luftuan gjigandët si Athina, Dionisi, Afërdita dhe Poseidoni, i besuan një njeriu detyrën e shfarosjes së përbindëshave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit