1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zbulohen ‘skemat’ e Vuçiqit për t’i manipuluar zgjedhjet – publikohen pamjet e votuesve të paguar

Rekomandime

Presidenti i Partisë për Liri dhe Drejtësi të Serbisë, Dragan Gjilas, ka publikuar një video të partisë në pushtet dhe Aleksandar Vuçiqit duke importuar vota të sigurta nga Republika Serbe e Bosnje-Hercegovinës.

Gjegjësisht, Gjilas ka publikuar një video në Twitter, ku shihen qytetarët të cilët kanë ardhur me vetura dhe autobus të vegjël me targa nga Republika Serbe më 31 janar dhe 1 shkurt për të marrë nënshtetësinë me procedurë të përshpejtuar.

- Advertisement -

Kushti i vetëm është që ata të votojnë për SNS e Vuçiqit. “Njerëzit sillen me furgona në stacionet e policisë në të gjithë Serbinë, dhe kryesisht në Beograd”, njoftoi partia opozitare, raporton nova.rs.

Për ta parë videon kliko KËTU

Në pyetjen se nga janë, qytetarët janë përgjigjur se janë “përtej kufirit, nga Sarajeva, Bijeljina, nga Bosnja”. Sipas MSA-së, çdo grup ka një listë dhe koordinatorin e vet.

- Advertisement -

Zëvendëskryetari i MSA-së, Borko Stefanoviq, së fundi ka zbuluar se qeveria me qëllim regjistron qytetarët e rinj për t’i votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha në një konferencë për shtyp të hënën se Partia Progresive Serbe në pushtet, duke keqpërdorur institucionet kompetente, ka raportuar për banorë fiktive në komunën e Beogradit, Vraçar.

- Advertisement -

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në shtetin serb do të mbahen më 3 prill ndërsa opozita po kandidon me kandidatin e përbashkët, gjeneralin e pensionuar, Zdravko Ponosh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit