1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zbulohet arsyeja se pse Sami Lushtaku u tërhoq nga gara për kryetar të Skenderajt

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se kandidatë që kanë dënime për vepra penaIe në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojnë për kryetar të komuanave e as asamble komunale.

Nenin 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme ka prekur edhe kandidatin e PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakun.

- Advertisement -

Të hënën, Gjykata Supreme e Kosovës i ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës” ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku ishte gjetur fajtor për arratisjen e 21 gushtit dhe 22 shtatorit të vitit 2015 nga Burgu i Dubravës, gjatë kohës kur po mbante dënimin prej 12 viteve për krime lufte në rastin “Drenica”.

Ai me vendimin e Gjykatës së Prishtinës në prillin e vitit 2020 ishte dënuar me 12 mijë euro gjobë.

- Advertisement -

Sami Lushtaku është dënuar dy herë brenda tre viteve të fundit për dy vepra penaIe.

Dënimi i parë i marrë ndaj tij është bërë në prillin e vitit të kaluar ku u dënua me 12 mijë euro gjobë për arratisjen nga “Burgu i Dubravës”, ndërsa i fundit në tetor të vitit të kaluar për kanosjen ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit