-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zbulohet formula për ndarjen e posteve: Ja kompromisi për koalicionin VV-LDK

Rekomandime

“LDK mund ta merr kreun e Kuvendit, kurse vendi ka President dhe nuk di pse duhej të komplikohej! Legjislatura e shtat besoj se duhet të iniciojë reformën zgjedhore, ku do të përfshihet edhe zgjedhja e Presidentit të vendit nga populli. Nuk besoj se do të ketë ngërç, nga se nuk ka asnjë pengesë reale veç atyre që mund ti prodhojnë aktorët aktual të skenës politike”, tha Maloku për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët e kanë mirëpritur mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit të këtij viti, zotimin e dy subjekteve politike opozitare, LDK dhe LVV për një koalicion të përbashkët paszgjedhor për ndryshime, kanë filluar ta kritikojnë bllokun opozitar fitues të zgjedhjeve, për përçarjet që kanë filluar mes tyre rreth arritjes së marrëveshjes për koalicion, e cila dita ditës po thellohet për shkak të egos së madhe për ndarjen e kulaçit të pushtetit, se kush duhet ta merr postin e kryeministrit, e kush postin e kryetarit të Kuvendit, ku në pazar është futur edhe pozita e presidentit të ardhshëm, që duhet të zgjidhet pas 14 muajve me skadimin e mandatit të Hashim Thaçit.

- Advertisement -

Lidhur me këtë rrugë pa krye në të cilën po rrezikon të futet faza finale e krijimit të institucioneve të reja, për shkak të mungesës së marrëveshjes racionale mes LVV dhe LDK, analisti politik, Albinot Maloku e sheh rrezikun e dështimit të marrëveshjes që mundë të imponojë shkuarjen në zgjedhje të reja.

Maloku thotë se sa i takon pozitës së kryeministrit, ajo pozitë është e përcaktuar nga vota e popullit.

Albinot Maloku

“Partitë politike në këto zgjedhje garuan ne emra të shpallur për kandidat kryeministrash, prandaj vota duhet të respektohet, kurse pjesë e marrëveshjes politike mundë të bëhen të gjitha pozitat tjera, duke përjashtuar këtu vetëm pozitën e presidentit të vendit që duhet të jetë përfaqësues i unitet politik dhe qytetar, e kjo mundë të arrihet duke zhvilluar reformën zgjedhore dhe zgjedhjen e kreut të shtetit nga qytetar dhe jo me pazare politike. Zvarritja e marrëveshjes LVV-LDK për krijimin e qeverisë, sipas malokut, ju konvenon vetëm armiqve të Kosovës dhe askujt tjetër, prajna duhet hequr dorë nga kushtëzimet me ndarjen e pozitave dhe rrezikimin e procesit drejtë dështimit”

- Advertisement -

“Së pari duhet konstatuar se zvarritja e marrëveshjes mes dy subjekteve politike që me vullnet duan të nisin koalicionin qeverisës në vend, nuk di kujt mund t’i konvenojë përveç atyre që nuk i duan të mirë Republikës së Kosovës. Nuk shoh hezitim real nga ana e LDK-së për të mos qeverisur me vendin së bashku me fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, por ajo që bije në sy, është tendenca e LDK-së për ta bërë procesin sa më interesant, me qëllimin që në fund rriskun e qeverisjes që do të donte ta përfitonte ajo, të jetë sa më i madh”, tha Maloku për “Kosova Sot Online”.

Maloku shprehet se pozita e kryeministrit as që duhet diskutuar, kurse për të gjitha funksionet tjera qeveritare, resorët ministrore dhe kryetarin e kuvendit, mundë të diskutohet dhe arrihet marrëveshja e balancuar.

- Advertisement -

“Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ishte vullneti i qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit për të drejtuar Qeverinë e vendit. Ky fakt nuk do asnjë kompromise”, tha Maloku për “Kosova Sot Online”.

“Kompromisi më i madh, që mundë të bëjë VV-ja në këtë plan, mundë të jetë dhënia e pozitës së kryetarit të Kuvendit për LDK-në, edhe pse me kushtetutë, pozita e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkojnë për partinë e parë fituese e zgjedhjeve, që i bije, për LVV-në. LDK mund ta merr kreun e Kuvendit, kurse vendi ka President dhe nuk di pse duhej të komplikohej! Legjislatura e shtat besoj se duhet të iniciojë reformën zgjedhore, ku do të përfshihet edhe zgjedhja e Presidentit të vendit nga populli. Nuk besoj se do të ketë ngërç, nga se nuk ka asnjë pengesë reale veç atyre që mund ti prodhojnë aktorët aktual të skenës politike”, përfundoi Albinot Maloku për Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit