15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zbulohet një insekt i ri në Kosovë, merr nofkën “coronavirus”

Rekomandime

Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, prof. Dr. Halil Ibrahimi, ka zbuluar një tjetër lloj të ri insekti në Kosovë.

Për ta kujtuar kohën kur është zbuluar ky lloj i ri i insektit, ai është emërtuar Potamophylax coronavirus. Por vet autori, i cili është shumë i njohur në rrethet shkencore për shkak të zbulimit edhe të nëntë llojeve tjera me parë, thotë se simbolikisht emri i llojit potencon edhe një pandemi tjetër, që është duke ndodhur në lumenjtë e Kosovës, e në veçanti në Lumbardhin e Deçanit, si rezultat i ndotjes, degradimit dhe keq menaxhimit të hidrocentraleve.

- Advertisement -

Postimi i plotë i profesorit Halil Ibrahimi:

Sot është publikuar lloji im më i ri i insekteve i zbuluar nga Lumbardhi i Deçanit në Bjeshkët e Nemuna.

Edhe pse i zënë para disa vitesh, është përshkru tek gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, kryesisht gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë.

- Advertisement -

Nga këtu vjen edhe emri i llojit, Potamophylax coronavirus, si përkujtim i kohës kur është zbulu.

Simbolikisht, emri i llojit, potencon edhe një pandemi tjetër, që është duke ndodhur në lumenjtë e Kosovës, e në veçanti në Lumbardhin e Deçanit,si rezultat i ndotjes, degradimit dhe keqmenaxhimit të hidrocentraleve. Në kuadër të punimit janë bërë edhe analizat molekulare të krejt grupit ku bën pjesë ky lloj, krahas atyre morfologjike.

- Advertisement -

Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë, i cili fatkeqësisht është duke u rrezikuar ndjeshëm. Punimi është rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm i grupit të Zoologjisë të Departamentit të Biologjisë. Punimi është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, që boton lloje të reja për shkencën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit