3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Zbulohet shifra, sa paguhen shtetet për të tërhequr njohjen e Kosovës

Rekomandime

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka publikuar disa shkrime ku publikohen të dhëna mbi fushatën e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. 350 mijë euro është shifra që raportohet se Qeveria e Serbisë ka paguar pranë zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Republikës Qendrore Afrikane, që ky shtet të tërheqë njohjen e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Është Vladimir Cizelj personi që, sipas mediave, është ngarkuar nga Beogradi për fushatën për tërheqjen e njohjeve. Ai njihet edhe si këshilltar i Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë. Qëllimi është që numri i shteteve që njohin Kosovës të jetë më pak se gjysma e anëtarëve të OKB-së.

Republika Qendrore Afrikane e ka njohur pavarësinë më 22 korrik të 2011-ës, ndërsa në fund të muajit korrik të këtij viti, Daçiç deklaroi se shteti afrikan ishte tërhequr nga vendimi.

Edhe në të kaluarën ka patur dyshime mbi letrat e “mosnjohjes” që disa shtete, kryesisht afrikane, kanë lëshuar në mënyrë të papritur. Ka patur raste kur letrat kanë qenë identike dhe madje edhe me gabime në tekst.

- Advertisement -

“Kosova do të marrë masa për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj. Kjo fushatë (e Serbisë) ka vetëm një qëllim, të përshkallëzojë marrëdhëniet me Kosovën dhe ne nuk do e lejojmë”, është shprehur ministri Pacolli.

Janë të paktën 13 shtete për të cilat Ivica Daçiç ka deklaruar se janë tërhequr nga njohja e Kosovës, por shpesh herë deklarimet e tij janë hedhur poshtë, si dhe ka patur raste kur ministrat e Jashtëm që kanë marrë vendimin e tërheqjes janë shkarkuar nën dyshimet e korrupsionit.

- Advertisement -

Shtetet për të cilat Ivica Daçiç pretendon se janë tërhequr nga njohja e Kosovës:

Sao Tome and Principe – Afrikë

Suriname – Amerika e Jugut

Guinea Bissau – Afrikë

Burundi – Afrikë

Liberia – Afrikë

Papua New Guinea – Paqësor

Lesotho – Afrikë

Dominica – Karaibe

Grenada – Karaibe

Comoros – Afrikë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit