1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zëdhënësi i PDK-së për sharjen e Tahirit në Kuvend: Krejtësisht normale, është opozitarizëm

Rekomandime

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka komentuar zhvillimet e djeshme që ndodhën në Kuvendin e Kosovës, ku shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës shau me robë deputetët e pozitës.

Abdullahu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ajo çka ndodhi dje në seancë është krejtësisht normale, pasi sipas tij, mund të ketë këso reagime kur bëhet opozitarizëm.

- Advertisement -

“Ne po bëjmë opozitarizëm aktiv. Ne po mundohemi që në cdo aspekt këtë qeveri ta mbajmë poërgjegjëse për azhvillime të ndryshe, është përgjegjësia jonë opozitare, familjare atdhetare që ti bëjmë presion kësaj opozite, që të shprehim paknaqësinë tonë, që kur duhet ta bëjmë edhe demaskimin e zhvillimeve më të ndryshëm, dhe krahas kësaj ta ofrojmë alternativën politike për qytetarët e Kosovës.

Ajo cka ndodhi në Parlament është krejt normale dhe duhet të priten reagime të ngjashme në kuptimin opozitar, në kuptimin e demaskimit se cka po bëhet. Pra asgjë nuk kishte të jashtëzakonshme dje, është opozitarizëm që qytetarët e Kosovës tash e tutje duhet të mësohen”, tha Abdullahu.

Tutje ai shtoi se PDK-ja dje në seancë, as nuk gjuajti me gaz, e as nuk ofendoi.

- Advertisement -

“Përmbajtja e krej asaj cka është bërë në Kuvend, nuk është një e shamë, është një përpjekje për të treguar se cfarë po bën qeveria, që nuk duhet të bëjë. Jo një e shamë, që në fundja ke nën dhëmbë, për cka edhe kërkoi falje zotëri Tahiri. Ai është shumë aktiv në opozitarizimin e tij në Kuvend, ne nuk gjujtëm me gaz, nuk bëm sharje nga më të ndryshme , ofendime si: Kriminel, që ta qon mallin e asaj tepsisë”, tha Abdullahu.

Ndryshe, Tahiri, është dëgjuar duke i sharë deputetët e pozitës me robë pasi mikrofoni i tij ishte i ndezur por që s’ishte lejuar të flas nga zhurma e deputetëve të VV-së.

- Advertisement -

Tahiri u ngrit në këmbë dhe u dëgjua duke sharë ““Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.

Pas sharjes, deputeti Tahiri ka kërkuar falje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit