2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zeka: I kam premtuar Ramushit se do t’i bashkohem, dy gjëra më larguan nga ai

Rekomandime

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka thotë se elektorati kësaj radhe u ka bërë bllok të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë, në një formë apo tjetër, në qeverisjet e së kaluarës.

- Advertisement -

“Vota e qytetarëve ishte për të ndëshkuar PAN-in. Por, kjo në të kaluarën mund të jetë e rrezikshme”, tha Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ai thotë se derisa partitë e tjera kanë shpërndarë para për votuesit e tyre, partia e tij nuk kishte mundësi as kafe t’u jepte votuesve potencialë.

“Elektorati më ka ndëshkuar mua vetëm pse kam qenë deputet i PAN-it”.

- Advertisement -

Zeka thotë se Vetëvendosje nuk është votuar si parti që punon mirë por sipas tij për shkak të guximit që kanë shfaqur kundër PAN-it.

I pari i PEK-ut thotë se nëse dikush e ka gënjyer Ramush Haradinajn është vet ai që ka bërë këtë.

- Advertisement -

“Unë i kam bërë premtim Ramush Haradinajt se do t’i bashkohem partisë së tij. Por kur e kam kuptuar se AAK po shkon drejt koalicionit me PSD-në jam tërhequr sepse unë kam qenë kundër PSD-së. E dyta kam qenë kundër taksës. Ramushi ka pasur taksën si elementin e tij që po hynte në zgjedhje”.

Zeka thotë se ka pasur oferta edhe nga PDK-ja por sipas tij kjo alternative nuk ka ardhur në shprehje.

“Të gjitha të këqijat e këtij vendi kanë ardhur nga PDK dhe LDK. Unë nuk mund të bashkohem me PDK-në”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit