1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Zelensky: Erdogani të vendosë ose me ne ose me Rusinë, jo standard të dyfishtë

Rekomandime

Presidenti ukrainas ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, ku ka komentuar Iuftën me Rusinë dhe ndikimin e vendeve të treta në përshkallëzimin dhe shuarjen e tensioneve midis Kievit dhe Moskës.

- Advertisement -

Teksa theksoi se nuk ka asnjë përparim në lidhje me negociatat e paqes me Rusinë, Zelensky iu referua evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol. Ai tha se rusët kanë tentuar të çojnë civilët e evakuuar nga Mariupoli në Rusi.

Çështja e Turqisë ishte gjithashtu një ndër pikat që u diskutua në intervistën e Zelenskyt.

Lideri ukrainas tha se Ankaraja mban standarde të dyfishta, pasi nga njëra anë mbështet Ukrainën dhe nga ana tjetër nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, duke hartuar paketa turistike për rusët.

- Advertisement -

“ Duhet të bëjmë gjithçka për pasur të gjitha vendet në anën tonë, sepse Ukraina ka nevojë për partnerë dhe miq”, tha Zelensky për televizionin grek.

“Lufta do të përfundojë kur ne të fitojmë”

- Advertisement -

Zelensky tha në mënyrë karakteristike se përgjigja në pyetjen “kur do të përfundojë lufta” është “kur Ukraina të fitojë”. Dhe kjo do të ndodhë së shpejti,” tha ai.

Ai vuri në dukje se Ukraina nuk dëshiron të jetë e pavarur me fjalë, por në vepra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit