2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zemaj fajëson qytetarët për rritjen e rasteve, paralajmëron edhe rishikimin e masave

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ka vend për shqetësim me rritjen e numrit të të infektuarve, por jo edhe për masa të ashpra.

Ai thotë se luftimi i pandemisë duhet të bëhet me respektimin e rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë dhe manualit që ka nxjerrë Ministria e Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Vend për shqetësim ka dhe shtimi për kujdes duhet të jetë edhe më shumë. Paniku nuk duhet të përdoret si mjet për të luftuar pandeminë, por respektimi i masave sipas udhëzimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është më shumë se domosdoshëm”.

Zemaj në Sytë 7 tha se faji për rritjen e numrit të të prekurve është te vetë qytetarët.

“E keqja është moskujdesi se pandemia nuk ishte deklaruar e përfunduar. E kishim një lirim të masave që njerëzit pas një kohe të gjatë të mbyllur, e kuptuan si një mundje për dy-tri ditë, e fituan lirinë e plotë dhe harruan se virusi është në mesin tonë”.

- Advertisement -

“Edhe institucionet kaluan në një stad tjetër, të zhvillimit institucional nuk filluan të respektojnë masat. Takimet, tubimet e pakontrolluara tash ka dalë në sipërfaqe inkubimi dhe për IKSHPK-në dhe MSH-në është e pritshme, por duke dhënë maksimumin për të menaxhuar që tash e kemi në fuqi edhe manualin që janë të obliguar të gjitha institucionet t’i zbatojnë”.

“Jemi duke punuar për rritjen e kapaciteteve edhe të monitorimit edhe të inspektimit janë disa rezultate dy ditët e fundit, besoj që edhe vetëdijësimi ka ndodhur, por edhe dueht të ndodhë sepse kemi shtim të numrit”.

- Advertisement -

“Institucionet, si ato private ashtu edhe publike, duhet ta dijnë se të mos kemi kujdes vetëm atëherë kur shtohet numri dhe kur krijohet frika. Duhet krijuar një kulturë e mbajtjes së distancës, e përshëndetjes, e respektimit, e rritjes së higjienës, këto janë masat që ekspertët i rekomandojmë dhe ne jemi duke i promovuar. Sa më shpejt që eliminohen dhe krijohet një kulturë e tillë atëherë edhe hapja e mëtutjeshme do të ndodhë më shpejt”.

A do të ashpërsohen masat?

“Jemi duke e përcjellë aspektin shëndetësor. Klinika Infektive po tregon gatishmëri dhe janë duke punuar maksimalisht për rastet që janë për klinikë. Kemi shtuar kapacitetet dhe i kemi dalë në ndihmë dhe kemi kërkuar riorganizim që të jenë të pajisur dhe të mos ta ndiejnë lodhjen sepse edhe ashtu kanë qëndruar për muaj të tërë”.

“Ky është ai trendi që ne e përcjellim dhe fatmirësisht ky trend nuk është shqetësuar në kuadër të asaj që e quajmë punë profesionale, furnizimet janë, ajo që na duhet është shtimi i kujdesit. Ishim duke ecur pozitivisht pas hartimit të manualit, është edhe një pjesë se si duhet të sillen aeroportet dhe trafiku rrugor. Ishim duke diskutuar për hapje me vendet e BE-së dhe ende po vazhdon ky diskutim. Është një presion i madh i gastronomisë, hoteleve, por edhe i shkollave private dhe autoshkollave për hapje. Mërgata është e mirëpritur por duhet t’i bëjmë kushtet që të ndihen fillimisht të sigurt”.

“As unë as Ministria e Shëndetësisë nuk jemi të interesuar që me fjalë dhe masa të ashpra t’u tregojmë qytetarëve se si duhet të ruhet dhe si t’iu kufizohet liria e lëvizjes duke ua ruajtur shëndetin e tyre. Këto janë komplikime kushtetuese dhe ligjore”.

Megjithatë, Zemaj tha se në rast se IKPSHK-ja thotë se situata po përkeqësohet atëherë institucionet duhet të veprojnë.

“Ndryshe, ne do të përdorim edhe standardet më të larta të protokollit të shëndetësisë dhe nëse mua si ministër më vijnë rekomandimet e IKPSHK-së që shëndeti i qytetarëve është në rrezik, atëherë edhe Ministria e Shëndetësisë edhe Qeveria është detyruar t’i rishikojnë masat”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit