1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zemaj flet për tubimin ku i shkeli vet masat: Ishte gabim ajo që bëra!

Rekomandime

Armend Zemaj ka folur për publikimin e një fotografie, ku shihet ulur me një grumbull të rinjsh, në një lokal në Deçan.Sipas tij, aty nuk ishin më shumë se 30 persona, por të gjithë kishin maskat ose varur ose në dorë.
Ai më tutje, tha se ishte takim spontan, s’ishte organizim.

- Advertisement -

“Edhe unë kam rastisur të jem aty, e kam postuar me qëllim, sepse janë të rinj, dhe nuk jamë fsheh, e kam postuar unë, e para, unë ju kam treguar edhe këtyre të rinjëve, shumica nga ta ose e kanë pasur maskën varur, ose në dorë, janë diku 30. Edhe në bisedat me ta, pse unë e mbaj maskën, jam i obliguar.

Unë më së shumti kam pasur kontakt me njerëz pozitiv me COVID, por deri më sot, në çdo test kam rezultuar negative”“Unë mund të gjindem edhe në këtë mes, mund të vijnë më shumë se 10 persona afër meje, por nuk do të thotë që të gjithë mund të penalizohen.

Nuk është grumbull i madh i njerëzve, nuk është nga ajo që paraqitet, s’ka distancë 2 metra, shumë është evidente. Nuk është shembull i mirë, absolutisht, nuk është shembull i mirë. Ishte gabim, ajo çka bëra, ishte gabim”, tha Zemaj në Kanal10.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit