-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zëvëndeskryeministrja tregon se si e injoroi Vuçiqin pasi ai i foli serbisht

Rekomandime

Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj ka treguar një detaj interesant nga zhvillimet në Washington.

- Advertisement -

Ajo ka treguar se si presidenti serb i është drejtuar në gjuhën serbe dhe ajo e ka injoruar atë duke mos iu përgjigjur.

“Fundja ne të gjithë gjindeshim në një shtet që flitej gjuha angleze, prandaj kur flsinim me tjerë, ashtu siç e don rendi i drejtoheshim në gjuhën angleze, ky rregull vlen edhe për Vuçiqin i pëlqej apo nuk i pëlqej atij”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në konfernecën e tij të djeshme për shtyp qenka marrë edhe me mua, duke u ankuar se unë nuk kam folur me të!

E vërteta është që mua fare nuk më ka bërë përshtypje fakti që ai ka qenë duke ecur në pjesën ku ishim duke qëndruar dhe duke biseduar me disa të tjerë, kur ai me qëllim provokimi më është drejtuar në gjuhën serbe, prandaj unë thjesht e injorova dhe fare nuk iu përgjigja dhe vazhdova punën time.

- Advertisement -

Fundja ne të gjithë gjindeshim në një shtet që flitej gjuha angleze, prandaj kur flsinim me tjerë, ashtu siç e don rendi i drejtoheshim në gjuhën angleze, ky rregull vlen edhe për Vuçiqin i pëlqej apo nuk i pëlqej atij.

Vuçiqi si ish ministër i informatave në kohën e Millosheviçit duhet ta ketë informatën se kanë kaluar 21 vite nga kur Serbia nuk sundon më në Kosovë. Përndryshe me gjthë të tjerët kemi pasur komunikim të mirë dhe intenziv. Por ky është Vuçiqi, vesi për të dezinformuar i ka mbetur që nga koha kur në cilësinë e ministrit të informatave të Millosheviçit dezinformonte botën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit