Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 1 mijë e 742 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.
KQZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht si parti e parë radhitet Partia Socialiste që nga votat e numëruara deri më tani rezulton se ka siguruar 241 mijë e 100 vota.
- Advertisement -
Parti e dytë radhitet PD-ja që nga votat e numëruara deri tani del se ka siguruar 189 mijë e 188 vota.
LSI ndërkaq ka siguruar 34 mijë e 753 vota.