8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kisha Ortodokse Serbe është e liruar nga akzica e naftës në Kosovë

Rekomandime

Jo të gjithë e paguajnë naftën 1.9 euro për litër në Kosovë. Në vend ka të privilegjuar, të cilët e kanë plot 60 centë për litër më lirë apo 1.3 euro për litër, aq sa është akciza për një litër naftë.

- Advertisement -

Kodi Doganor dhe i Akcizave në Kosovë e faovizon më së tepërmi Kishën Ortodokse Serbe, e cila nuk paguan asnjë lloj akcize. Njëjtë trajtohen edhe bashkësitë tjera fetare, por nuk ceken kush dhe si, shkruan Kosova ime.

“Lirimi nga taksat doganore përfshirë çfarëdo takse të akcizës që përkufizohet në këtë ligj për Kishën Ortodokse Serbe dhe bashkësitë tjera fetare që përcaktohen me ligj Neni 1 Bazat për lirimin. Ky Aneks parasheh lirime të veçanta të cilat përkufizohen në këtë Aneks e që i jepen Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe bashkësive tjera fetare te parapara me ligj, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin 2.2 të Aneksit V të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007, dhe ligjeve tjera në fuqi”, thuhet në Aneksin D të Kodit, shkruan Kosova ime.

Madje, kodi është i pakompromis në këtë drejtim.

- Advertisement -

“Kisha Ortodokse Serbe dhe bashkësitë tjera fetare te parapara me ligj, pa marrë parasysh çfarëdo dispozite që bie në kundërshtim me këtë ligj dhe përveç lirimeve tjera shtesë që i gëzojnë sipas legjislacionit në fuqi, do të lirohen nga taksat doganore, përfshirë çfarëdo takse të akcizës që përcaktohet në këtë ligj për aktivitetet ekonomike që janë specifike për qëndrueshmërinë e tyre financiare”, thuhet në kodin doganor dhe të akcizave.

Madje, Kishta Ortodokse Serbe mund të bëjë edhe biznes, pasi këtë ia lejon kodi. Mjafton të jetë bindëse.

- Advertisement -

Pos bashkësive fetare, ORGANIZATAT DHE SUBJEKTET E TJERA QË NUK PAGUAJNË AKCIZË janë edhe Misionet e huaja diplomatike dhe konsulare, Kombet e Bashkuara apo cilido organ i saj, duke përfshirë UNMIK-un, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare dhe agjencitë qeveritare përkitazi me mallrat e përdorura për qëllime zyrtare, Kontraktorët e UNMIK-ut, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe të KFORit të cilët importojnë mallra që do të përdoren nga ata kontraktorë vetëm përkitazi me përmbushjen e kontratave për UNMIK-un, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe për KFOR-in dhe Organizatat e regjistruara joqeveritare me status të beneficuar publik siç parashihet me Rregulloren nr. 1999/22 të datës 15 nëntor 1999 për mallrat e përdorura vetëm nga organizatat joqeveritare në përmbushjen e qëllimeve të statusit të saj të beneficuar, raporton Kosova ime.

”Këto mallra janë si në vijim: benzina, kerozina, nafta dhe etanoli”, thuhet në Kodin doganor./ Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit