1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi, vihet në pranga një grua

Rekomandime

Një grua është vënë nën pranga dje lidhur me rastin e zhdukjes së biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepit.

Lajmin për Express e ka konfirmuar prokurori i rastit Armend Hamiti.

- Advertisement -

“Po, dje është arrestuar. Hala s’kemi mujt me vërtetu a e ka njohur”, ka thënë Hamiti.

Çka dihet deri më tani për zhdukjen e Bedri Rexhepit

Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.

- Advertisement -

Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij.

Pas zhdukjes së Bedriut, vëllezërit e tij patën deklaruar për media se i dyshuari Jeton Vllasaliu ka qenë klient i 38-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.

- Advertisement -

“Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, pati deklaruar deklaruar Adnan Rexhepi.

Ai kishte treguar se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

“Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit