8.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Zhvillimet e papritura, zbulohet skenari: Ja kush e formon Qeverinë pa VV-në

Rekomandime

“Kjo është edhe një dëshmi më shumë se po shkojmë drejt këtij skenari të orkestruar në mes Hashim Thaçit e Isa Mustafës, për krijimin e PAN 2, përkatësisht variantit të fundit LDK-AAK-Nisma-me minoritete të suportuar nga PDK-ja. Pavarësisht epilogut final të dialogut LVV-LDK, gjegjësisht të shkuarjes në zgjedhje të reja apo të kalimit të mandatit të kryeministrit tek partia e dytë, krijimi i standardit të ri politik për përcaktimin e kushteve për koalicion nga partia fituese e zgjedhjeve, paraqet fillimin e ndryshimit epokal, pjesa tjetër u mbetët qytetarëve të vendit, nëse e duan ndryshimin apo vazhdimësinë në zgjedhjet e radhës kur do që mbahen ato”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu ka drejtuar përsëri më një letër të re kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit duke kërkuar nga ai emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, ose ta konfirmojë heqjen dorë nga kjo e drejtë e fituar me zgjedhje nga LVV-ja.

- Advertisement -

E analistët politikë e vlerësojnë këtë veprim të Hashim Thaçit si skenar të mirë menduar, dhe si ultimatum i radhës i Thaçit drejtuar Kurtit në mënyrë që ta fiton të drejtën e tij kushtetuese, për ta bartur mandatin te një subjekt tjetër politik për formimin e qeverisë së re të Kosovës, që në këtë rast mund të ishte i mundur edhe kombinimi i LDK-së me ish partnerët e deridjeshëm të PAN-it.

Një opsion të tillë e sheh shumë real edhe analisti politik, Florim Zeqa, nëse përfundimisht dështon koalicioni LVV-LDK.

Ky mendim i Zeqës bazohet edhe në paralajmërimin që ka bërë ditë më parë nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, sipas të cilit, ka variante B dhe C,ku qeveria mund të bëhet edhe pa Vetëvendosjen.

- Advertisement -
Florim Zeqa

“Letra e presidentit Hashim Thaçi drejtuar kreut të LVV-së Albin Kurtit, përmes të cilës i ka kërkuar nga ai emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, ose ta konfirmon heqjen dorë nga kjo e drejtë e fituar me zgjedhje nga LVV-ja është e drejtë dhe në përputhje me obligimet e tij kushtetuese. Megjithatë, prapa këtij ultimatumi fshihet loja në prapaskenë e Hashim Thaçit kundër arritjes së koalicionit LVV-LDK. Për realizimin e planit përjashtues të koalicionit LVV- LDK në prapaskenë është duke punuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili është duke e shfrytëzuar postin e tij pas mospajtimeve LVV-LDK, që t’ja jep mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë fituese më të tjerët, në këtë rast LDK-së”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, këtë plan përjashtues të VV-së, ditë më parë e bëri publik edhe nënkryetari i LDK-së Haki Rugova.

- Advertisement -

Deklarata e Haki Rugovës nuk është vetëm një balon i hedhur në ajër, por është fillimi i heqjes së maskave të krerëve të LDK-së, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për koalicion me LVV-në, por vetëm e kanë mashtruar opinionin publik kinse janë për koalicion dhe për ndryshime pozitive në vend. Sikur të kishte pasur qëllime të mira nga kreu i LDK-së, që moti do të ishte arritur marrëveshja për bashkëqeverisje, madje edhe para procesit zgjedhor”, shton Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, fillimi i rikonfigurimeve të reja në Parlamentin e Kosovës, flasin qartë për skenarët e radhës për ta zhvendosur mandatarin për kryeministër nga partia e parë tek partia e dytë, në këtë rast tek LDK-ja, pasi është raportuar edhe për 3 deputet që pritet t’i bashkohen LDK-së, duke u bërë kështu grupi më i madh parlamentar në Kuvend.

Kjo është edhe një dëshmi më shumë se po shkojmë drejt këtij skenari të orkestruar në mes Hashim Thaçit e Isa Mustafës, për krijimin e PAN 2, përkatësisht variantit të fundit LDK-AAK-Nisma-me minoritete të suportuar nga PDK-ja.

Pavarësisht epilogut final të dialogut LVV-LDK, gjegjësisht të shkuarjes në zgjedhje të reja apo të kalimit të mandatit të kryeministrit tek partia e dytë, krijimi i standardit të ri politik për përcaktimin e kushteve për koalicion nga partia fituese e zgjedhjeve, paraqet fillimin e ndryshimit epokal, pjesa tjetër u mbetët qytetarëve të vendit, nëse e duan ndryshimin apo vazhdimësinë në zgjedhjet e radhës kur do që mbahen ato”, përfundon Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit