8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zhvillimet për targa/ Ministri serb i mbrojtjes Vuçeviq lëshon kërcënim serioz për Kosovën

Rekomandime

Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka lëshuar një kërcënim serioz për Kosovën pasi kjo e fundit ka filluar me aplikimin e masës së paralajmërimit për ata që nuk i kanë zëvendësuar ende tabelat në RKS.

Vuçeviq tha se si ministër i Mbrojtjes nuk ka të drejtë të frikësohet nga situata në Kosovë, por se është i shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm.

- Advertisement -

“ Vijat tona të kuqe janë: nuk ka Stuhi, Vetëtimë, jo 2004. Nëse ndodh një pogrom i serbëve, Serbia do të përgjigjet në mënyrë adekuate”, tha ministri i ri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq në një paraqitje televizive.

Ai tha se Serbia ka një përgjigje të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm.

“Dhe çfarë mund të bëjë Serbia nëse ka përshkallëzime, shpërthime, tensione në rritje, trazira? Nuk mund të bëjmë asgjë?”, e pyeti prezantuesi, Vuçeviqin.

- Advertisement -

“Serbia nuk dëshiron destabilizimin e rajonit. Ajo nuk dëshiron, Zoti na ruajt, konflikte apo luftëra. Ne bëmë më shumë luftëra sesa duhej të kishim në shekullin e 20-të. Por administrata në Prishtinë duhet ta dijë se dëshira jonë për paqe, dialog dhe kompromis nuk është shenjë dobësie. Dhe nuk është kërcënim për askënd, ne nuk luajmë me ato gjëra. Këto nuk janë lojëra lufte! Ky është mesazhi i një shteti të përgjegjshëm. Kjo është një ftesë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve. Serbia nuk do të jetë thes i grushtimit”, Vuçeviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit