1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zotimi i Kurtit: Rritje pagash në FSK, njësitë operacionale të pajisen edhe me armë të shkurtra

Rekomandime

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është zotuar se do të bëjë më të mirën për ushtrinë e Kosovës, si Qeveri e Republikës.

Me rastin e Ditës së Forcës, Kurti para ushtarëve të FSK-së, ka thënë se ekzekutivi që udhëheq ai do të trajtojë dhe zgjidh gjitha problemet që ka ushtria jonë.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ai tha se Qeveri e Kosovës ka menduar për vëmendje buxhetore për armatimin më të specializuar.

“E di që kemi shumë çështje dhe sfida, si p.sh. puna për motivimin e ushtarëve sepse disa po largohen dhe duhet riparë struktura e FSK-së. Mundësia e gradimit brenda njësisë. Rregullimi i pagave dhe mëditjeve, rrezikshmëria në punë për pjestarët aktiv si dhe të ketë vija transporti në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës.

Njësitë operacionale të pajisen edhe me armë të shkurta sepse ka pengesë që shkakton arma e gjatë në punën profesionale specialiuzuara. Këto do t’i trajtojmë dhe do t’i zgjidhim”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit