4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zv.ministri i Financave tregon se kur do të dalin paratë e pakos emergjente

Rekomandime

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agim Krasnqi, ka thënë se pagesat e mos realizuara nga pakoja emergjente për shumë qytetarë, pritet të përfundojnë në momentin që përfundon edhe procesi i rishikimit të buxhetit.

Krasniqi ka thënë se në momentin që përfundon procesi i rishikimit të buxhetit, paratë e destinuara për qyetetarët dhe bizneset nga pakoja emergjente, do të dalin edhe për muajt e tjerë të cilat nuk janë ekzekutuar.

- Advertisement -

“Pjesa e tjetër për shkak që ka qenë e mundshme me u bë transferi ka ndodhë më herët dhe një pjesë e vogël ka pasë mbet, në momentin që kalon procesi i rishikimit të buxhetit komplet masa do të ekzekutohen edhe për mujin e parë që na ka mbet edhe për dy muajt tjerë”, tha Krasniqi për GazetaBlic.

Pakoja emergjente fiskale në vlerë prej rreth 170 milionë euro e cila kishte për qëllim të zbus problemet ekonomike dhe sociale ende nuk ka arritur të shpërndahet te bizneset dhe punëtorët.

Kjo pako ishte miratuar në muajin mars nga Qeveria Kurti për nevoja emergjente të qytetarëve dhe bizneseve. Ekzekutimi i parave për muajt tjerë pritet të bëhet shumë shpejt, pasi të ketë rishikim të buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë kësaj të enjte, ku do të kërkohet nga ana e deputetëve që të votojnë pro rishikimit të buxhetit, në mënyrë që të mund të ekzekutohen paratë. Se menjëherë pas rishikimit të buxhetit do të ekzekutohen paratë e pakos emergjente, e kanë thënë edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit