22.7 C
Pristina
Monday, April 8, 2024

Dhomat e Specializuara: Thaçi e Veseli tentuan ta shfuqizojnë Specialen për të mos u përballur me drejtësinë

Rekomandime

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë personat e partë që paraqiten në Gjykatën Speciale. Në njoftim thuhet se presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kanë bërë një fushatë të fshehtë për të penguar punën e Dhomave të specializuara të Kosovës.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, Thaçi dhe Veseli kanë vendosur interesat e tyre personale përpara gjetjës të së vërtetës, sundimit të ligjit dhe të gjithë njerëzve të Kosovës.

“Prokurori i Specializuar e ka konsideruar të domosdoshme lëshimin e këtij njoftimi publik të akuzave për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇI dhe Kadri VESELI për të penguar dhe minuar punën e KSC. Z. THAÇI dhe Z. VESELI besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të rrëzuar ligjin për krijimin e Gjykatës dhe përndryshe pengojnë punën e Gjykatës në përpjekje për të siguruar që ata të mos përballen me drejtësinë. Duke ndërmarrë këto veprime, Z. THAÇI dhe Z. VESELI kanë vendosur interesat e tyre personale përpara viktimave të krimeve të tyre, sundimit të ligjit dhe të gjithë njerëzve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit