Pesë futbollistë të Zvezdës së Beogradit kanë dalë pozitiv me koronavirus.
Ata u testuan pas ndeshjes së fundit të shtunën, ku edhe fituan titullin kampion të Serbisë.
Por frika tashmë është edhe më e madhe, pasi të infektuarit kishin festuar me 18.000 tifoz në qytetin e Beogradit.
Tashmë pritet të ketë testime masive të atyre që ishin prezent në festë.
Ky mund të jetë titulli më i hidhur në histori të Zvezdës.