8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zyba: Shpallja e Pavarësisë ishte e ngutshme, deklarata nuk u lexua nga personi kompetent

Rekomandime

Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje, në një emision televiziv në ATV ka folur lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se pakoja e Ahtisarit është pengesë në Kosovë, sepse e vështirëson inkuadrimin në mekanizmat e drejtësisë.

- Advertisement -

Sot pako e Ahtisarit sot është mbi Kushtetutën tonë, si version final i çdo zgjidhje të problemeve të Kosovës”, u shpreh Zyba.

Tutje ai potencoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka qenë e ngutshme, dhe leximi i deklaratës nuk është bërë nga personi i duhur.

“Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk është bo nga njeri më kompetent, jemi vend Parlamentar, nuk është bo as nga Kryeparlamentari as nga Presidenti”, tha më tej ai.

- Advertisement -

Sipas tij nuk ishte paraparë që në atë kohë të shpallej Pavarësia, por situata u përshpejtua.

“Mobilizimet qytetare e kanë mobilize zgjidhjen e problemit por nuk është bërë më e mira e mundshme. E kanë përshpejtu nënkupton më pak se 1 vjet, apo rreth 1 vit më pas u lexua Deklarata e Pavarësisë, por nuk ishte e paraparë si e tillë. E kujtojmë secili se sa me procedurë të shpejtë u dha kjo deklaratë e Pavarësisë”, tha ndër të tjera Zyba.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit