1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zyra e Merkelit: Vazhdimi i dialogut me Serbinë është thelbësor për zhvillimin e Kosovës

Rekomandime

Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel, në një letër që ua ka kthyer 15 shoqatave shqiptare nga diaspora, ndër tjera flet edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe rifillimin e dialogut.

- Advertisement -

“Një vazhdim i suksesshëm i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është thelbësore për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës”, thuhet në letrën e siguruar nga KOHA.

Zyra e kancelares Merkel ka përshëndetur edhe heqjes e tarifës.

“Ne e përshëndesim faktin që Kosova ka hequr tarifat 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Tani është e rëndësishme që Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i BE, Mirosllav Lajçak së shpejti të mund të hyjë në një dialog me Serbinë dhe Kosovën pa pengesat tregtare tarifore. Gjermania i mbështet fuqishëm përpjekjet e tij”, thuhet tutje në letër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit