1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zyrtari amerikan Erol Munir: Shqipëria do të marrë helikopterë “Black Hawk”

Rekomandime

Aktualisht NATO nuk ka plane konkrete për të ndërtuar tjetër bazë ushtarake në Shqipëri përveç bazës ajrore të Kuçovës, ndërkohë që qeveria shqiptare pritet të marrë brenda vitit 2023 helikopterë “Black Hawk” si pjesë e shtimit të kapaciteteve ushtarake.

- Advertisement -

Këtë e tha kreu i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA, Erol Munir. Duke komentuar stërvitjen “Defender Europe 2021”, të cilën Munir e cilësoi si “jashtëzakonisht të suksesshme”, ai tha se vitet e fundit Shqipërinë e kanë vizituar disa gjeneralë të rëndësishëm të NATO-s për të shqyrtuar mundësinë për investime.

“Aktualisht nuk kemi asnjë plan për të ndërtuar baza të NATO-s në Shqipëri, por së fundmi kemi pasur vizitën e tre gjeneralëve të rëndësishëm në Shqipëri, një prej të cilëve Gjenerali [Tod D.] Wolters, komandanti i forcave amerikane të vendosura në Evropë, gjithashtu gjeneralët e tjerë bënë një vlerësim të infrastrukturës së Shqipërisë… do të shikojmë bazat që janë të vendosura në Shqipëri për të pasur në vëmendje nëse mund të kemi investim në të ardhmen, por aktualisht nuk kemi ndonjë plan konkret përveç asaj që kemi në Kuçovë, e cila do të fillojë punimet së shpejti këtë vit,” – u shpreh Munir.

Zyrtari amerikan tha se në bazën e Kuçovës tashmë janë vendosur raketahedhëset “Patriot”, të cilët janë fjala e fundit e teknologjisë së sigurisë ushtarake.

- Advertisement -

Munir tregoi se në stërvitjen “Defender 21” morën pjesë forca nga 26 vende të ndryshme të botës, të cilat erdhën në Shqipëri me armatime të ndryshme detare, tokësore dhe ajrore. Ai tha se 12 helikopterë “Black Hawk” ishin pjesë e stërvitjes dhe më tej njoftoi se së shpejti helikopterë të tillë do të ketë edhe Shqipëria.

“Shqipëria do të marrë dy helikopterë Blakc Hawk në vitin 2023,” – tregoi Munir.

- Advertisement -

“Do të vazhdojmë të ndihmojmë forcat e armatosura shqiptare për të shtuar kapacitetet e tyre dhe kjo nuk do të ndalojë për kohën që do të vijojë,” – shtoi zyrtari amerikan.

Kreu i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrotjen në Ambasadën e SHBA tha se Shqipëria u zgjodh për stërvitjen ushtarake të NATO-s prej gjeografisë, pozicionit gjeostrategjik, prej faktit se është “pro-amerikan” dhe ka kapacitetin për pritjen e forcave. Munir tha se plani i forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut është që të jetë gati për ato që mund të ndodhin në situata, apo kriza të caktuara të Evropës.

Pjesëmarrës në stërvitje ishin edhe një grup prej Forcave të Sigurisë së Kosovës, për të cilët Munir tha se ishte i lumtur për bashkëpunimin e tyre. Zyrtari amerikan tha se stërvitja “Defender Europe 2021” është vetëm fillimi dhe se pritet që në vazhdim ushtarë nga SHBA të vijojnë të vijnë në Shqipëri për t’u trajnuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit