8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zyrtari i AAK-së: Deputetët tanë duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet për Qeverinë dhe presidentin

Rekomandime

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Pejë, Fisnik Dema, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij duhet të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë votimit për Qeverinë dhe presidentin.

- Advertisement -

Sipas Demës, kjo do të tregonte rolin konstruktiv të AAK-së, duke shtuar se kështu edhe do të respektohej “fjala e sovranit”.

“Aleanca duhet të qëndroj në sallë gjatë zgjedhjes së qeverisë dhe presidentit. Jo për Albinin a Vjosen, por për respektimin e fjalës së sovranit, ku një pjesë e mirë e tyre janë votues të vet Alenaces. A i bën numrat fituesi është çështje e tij, mirëpo ne duhet të luajm rol konstruktiv në parlament”, thuhet në postimin e tij.Po ashtu, Fisnik Dema, në një postim në Facebook, ka kërkuar reformë brenda parties, duke nisur nga kryetari Ramush Haradinaj dhe grupi i tij I ngushtë.

“Është koha që Kryetari Haradinaj të nis reformën nga vetvetja, mendësia e vizioni afatgjatë politik.

- Advertisement -

Të reformojë pa pardon grupin e ngushtë të tij. Ndoshta tani do humbin ndonjë votë a ndonjë komunë, mirëpo është momenti të bëjmë planin e dekades për Aleancen si alternativë serioze politike, e pastër, e rinuar, e zgjeruar, e fuqizuar me frymë të re”, vazhdon tutje postimi i sekretarit të përgjithshëm të AAK-së në Pejë.Gjatë ditës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d. presidenten, Vjosa Osmani rreth formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pas këtij takimi, Haradinaj është deklaruar se është përgjegjësi e fituesve të zgjedhjeve se si do t i bëjnë 2/3 e votave.“Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për qeveri.

- Advertisement -

Aleanca nuk i ka 2/3 për zgjedhjen e presidentit. Është përgjegjësia e tyre si i bëjnë 2/3 e votave”, tha ai.

https://www.facebook.com/alfi.dema/posts/1905400149613141

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit