0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zyrtari i LDK’së mbron Çitakun: Nuk e publikoi lajmin për njohje nga Xhamajka, s’ka përgjegjësi

Rekomandime

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj, i ka dalë në mbrojte Ambasadores së Kosovës në ShBA, Vlora Çitakut, lidhur me lajmin për njohjen e Kosovës nga Xhamajka, lajm i cili u demantua nga Ministrja e Jashtme e këtij shteti. Sipas Murtezajt, përgjegjësia për këtë rast bie te Presidenca, Qeveria dhe MPJ’ja.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murtezaj ka thënë se përderisa ambasadorët e Kosovës, nuk kanë bërë publik lajmin vet, nuk bartin përgjegjësinë.

- Advertisement -

Murtezaj ka thënë se përgjegjësia për këtë çështje bie te Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Momenti i bërjes publik të lajmit në diplomaci ka ndikim esencial. Përderisa, ambasadorët e Kosovës, nuk kanë bërë publik lajmin vet, nuk bartin përgjegjësinë. Komunikimet e brendshme mbesin komunikime të brendshme”, ka shkruar Murtezaj.

Sipas tij, është e pakuptimtë një garë se kush e solli njohjen.

- Advertisement -

Na kujtohen shumë raste kur nga ‘protagonistë’ dhe ‘mendjelehtë’, janë thënë me emër, shtetet që do të na njohin brenda ditësh, javësh etj.

Në ndërkohë ndërhyrjet janë bërë, kontekstet kanë ndryshuar, njohjet nuk kanë ngjarë dhe nuk janë formalizuar.

- Advertisement -

Një individ mund të këtë ndikim në njohje, por Kosova për fat të keq nuk ka ndonjë individ aq të fuqishëm ose me reputacion ndikues të asaj përmase”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka. Madje, ai e falënderoi kongresistin Eliot Engel për këtë njohje.

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkroi Thaçi në Twitter.

Por pa kaluar disa orë, njoftimi i presidentit doli të jetë gënjeshtër.

Ishte pikërisht ministrja e punëve të jashtme e këtij shteti që e demantoi lajmin për njohje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit