13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

​Këshilltarja e Kurtit: Presidenti të jap dorëheqje nëse dekreti del jo kushtetues!

Rekomandime

Furtuna Sheremeti, këshilltare për Çështje Juridike e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, thotë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, por për pretendimet e kreut të shtetit se Kurti duhet të përballet me drejtësinë, ajo thotë se nuk ka asnjë arsye pse të ndodhë një gjë e tillë.

Sheremeti deklaroi se varësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mund të kthehen për komente edhe tek Komisioni i Venedikut pasi kjo gjë është lënë e hapur nga këta të fundit.

- Advertisement -

Jemi në pritje të vendimit në momentin që do të dal vendimi do e komentojmë, sepse duhet parë se cilat janë argumentet pa i parë argumentet është e pamundur ta komentojmë si vendim. […]

Ne vazhdojmë që qëndrojmë pas qëndrimit tonë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme dhe do të qëndrojmë pas kësaj deri në momentin kur del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ta shohim si do jetë.

Nuk kam dëshirë të paragjykoj vendimin. […]

- Advertisement -

Komisioni i Venedikut e ka lënë derën e hapur që të kthehemi për komente nuk e di nëse do jetë nevoja”, theksoi ajo.

Këshilltarja juridike e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti thotë se në rast se Gjykata Kushtetuese e shpall jokushtetues dekretin e presidentit, atëherë Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje nga posti.

- Advertisement -

Presidentit Thaçi ashtu edhe pak i skadon afati i presidentit, kështu që është diçka që përderisa vendi shkon në zgjedhje atëherë ajo do ishte përgjigja më e mirë dhe konsideroj që juridikisht presidenti do të duhej të jepte dorëheqje në rast se dekreti shpallet jokushtetues”, tha ajo.

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha seka ardhur koha që kryeministri në detyrë, Albn Kurti me grupin e tij të ballafaqohen me drejtësi, për masat që kanë ndërmarrë gjatë pandemisë e të cilat Gjykata Kushtetuese i ka shpallur jo kushtetuese.

Këtë e ka komentuar këshilltarja juridike e kryeministrit në detyrë, Furtuna Sheremeti e cila tha se nuk ka asnjë arsye që Kurti dhe qeveria të ballafaqohet me drejtësinë.

Unë konsideroj që Qeveria Kurti ka bërë një punë të jashtëzakonshme në menaxhimin e pandemisë dhe jemi me fat që kemi pasur këtë qeveri në kohën kur na ka goditur pandemia , nuk kisha pasur dëshirë të harxhoj, as kohë e as energji, të diskutoj ato që thotë presidenti.

Konsideroj që veprimet tona, puna jonë maratonike, në çdo aspekt janë përgjigja jonë më e mirë në lidhje me pretendimet e presidentit që kryeministri Kurti të ballafaqohet me drejtësinë. […]

Nuk ka asnjë arsye për të cilën do të duhej zotëri Kurti e as qeveria të ballafaqohen me drejtësinë”, tha Sheremeti.

Kujtojmë, që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit. /KP/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit