-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

​Thaçi përsëri mirret me kryeministrin Kurti

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skedën politike të Kosovës.

Ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skedën politike kosovare, si do që të jetë ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë të gjithë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dal në ditët në vijim siç kanë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendon ndokush që të bëjë ndonjë presion”, tha ai.

- Advertisement -

Sipas tij, vendimet e gjykatave duhet të jenë të respektuar, duke shtuar se çdoherë ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, edhe kur i kanë pëlqyer por edhe kur nuk i kanë pëlqyer.

Unë kam respektuar gjithmonë edhe kur më kanë pëlqyer edhe kur nuk më kanë pëlqyer fare, por sido që të jetë askush nuk është mbi Kushtetutën, mbi ligjet.

Unë si president i vendit do të vazhdojë të respektojë gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta e Kosovës, në veçanti me garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, duke përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese sepse mandati im nuk buron nga Gjykata Kushtetuese, por nga Kushtetuta.

- Advertisement -

Ne duhet të mësohemi të respektojmë institucionet e pavarura, institucione këto që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdo kujt. Ftesa ime është për të gjithë respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që do të del“, tha ai.

Thaçi këto komente i bëri pas vizitës në burgun e Dubravës, ku kujtojë të gjithë të burgosurit shqiptarë, të vrarë para 21 viteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit