1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

​Studiuesit zbulojnë pse koronavirusi vret njerëzit që nuk kanë tjera probleme shëndetësore

Rekomandime

Njerëzit që vuajnë nga kushte të caktuara mjekësore janë më të prekshëm ndaj ndërlikimeve COVID-19, përfshirë vdekjen.

- Advertisement -

Personat e moshuar janë në rrezik më të lartë të vdekjes sesa pacientët më të rinj. Lista e sëmundjeve që mund të rrisin rreziqet e humbjes së jetës pasi janë infektuar nga COVID-19 janë – kanceri, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe mbipesha.

Këto bashkë sëmundje mund të zhvillohen më vonë gjatë jetës dhe reagimi imunitar te njerëzit e moshuar mund të mos jetë aq efektiv sa në pacientët e rinj. Për më tepër, ka shumë përjashtime nga rregulli. Sipas raporteve, shumë të rinj të diagnostikuar me COVID-19 kanë vdekur, përfshirë edhe ata që nuk kishin sëmundje serioze kronike.

Kjo është arsyeja që shkencëtarët ose mjekët nuk janë në gjendje të garantojnë nëse të rriturit dhe fëmijët më të vegjël, të shëndetshëm do të shërohen nga një infeksion COVID. Është vërejtur gjithashtu se shumë njerëz, të cilët janë rikuperuar nga koronavirusi kanë vdekur më vonë për shkak të komplikimeve post-COVID.

- Advertisement -

Studimet e fundit zbuluan se koronavirusi bllokon prodhimin e interferonit lokalisht kur sulmon qelizat e para, duke vonuar potencialisht reagimin e sistemit imunitar të njeriut ndaj patogjenit të ri.

Shkencëtarët të cilët kanë dekoduar simptomat, mekanizmat dhe diagnozën e sëmundjes të shkaktuar nga koronavirusi SARS-Cov-2 kanë zbuluar se COVID-19 kryesisht vret për shkak të një reagimi të tepërt të sistemit imunitar.

- Advertisement -

Në një studim të botuar në revistën Frontiers in Public Health, studiuesit kanë shpjeguar se si koronavirusi infekton rrugët e frymëmarrjes, shumëzohet brenda qelizave dhe në raste të rënda bën që mbrojtja imune të tejkalojë me një ‘stuhi citokine’. Ky është një reagim i rëndë imunitar në të cilin trupi lëshon shumë shpejt molekula stimuluese të inflamacionit në gjak

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit