13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

​Albin Kurti: Prokuroria e Shtetit të intervistojë si dëshmitar presidentin Thaçi

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që presidenti Hashim Thaçi të intervistohet si dëshmitar.

Kurti e ka bërë këtë kërkesë nga Prokuroria e Shtetit, pas deklaratave të presidentit Thaçit se ka informacione se kërcënimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare” ndaj tij.

- Advertisement -

Presidenti meqenëse ka informacione të tilla do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla ai duhet të i ndihmoj institucioneve të drejtësisë të zbardhin këtë kërcenim ndaj meje”, tha Thaçi pasi bëri homazhe në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.

Kurti sërish e cilësoi si të frustruar Thaçin, derisa theksoi se ai është në panik.

Këto janë deklarata të pamatura dhe të bazuara të presidentit të frustruar dhe në panik.

- Advertisement -

Meqenëse është i pakënaqur që është nga ulësja e tij.

Unë i pata ofruar të jap dorëheqjen dhe të vij në garë zgjedhore sepse nuk po sillet si president, por si një politikan opozitar.

- Advertisement -

Është evidente që qeveria në detyrë, kryeministri në detyrë më shumë kanë opozitarizëm nga presidenti se sa nga opozita.

Meqenëse se dëshiron të bëj opozitarizimin le të kalojë në opozitë.

Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”, tha ai.

Ndërkaq, Kurti tha se do të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa ai është interpretim kushtetues, siç është vet mision i saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit