-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

10 fakte interesante nga jeta e Edi Ramës

Rekomandime

Jeta e Ramës njihet për shkak të aventurave të ndryshme, që nga gratë e jetës e deri tek stili i jetesës dhe tek mënyra e të bëri politikë.

Ja disa fakte rreth tij:

- Advertisement -

1. Edi Rama ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 në qytetin e Tiranës. Është djali i Artistit të Popullit, Kristaq Rama, kurse nëna e tij quhet Aneta.

2.Edi Rama deri më sot ka ndërruar gjashtë profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministër Kulture, kryebashkiak dhe politikan në krye të Partisë Socialiste.

3. Edi Rama ka qenë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilën është divorcuar dhe ka një djalë që quhet Gregori. Aktualisht ai është martuar me Linda Bashën.

- Advertisement -

4.Rama ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për degën Pikturë dhe në vitin 1998 ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve. Një artist antikonformist që në pikturë ashtu si dhe në jetën e tij nuk pëlqen kompromiset me të kaluarën.

5.Katër janë gratë që kanë hyrë në jetën e politikanit më të rëndësishëm të viteve të fundit, Edi Rama. E para është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua. Më pas gjermania Eva që nuk qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri, pas prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, me të cilën bashkëjetoi për pesë vite. Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha.

- Advertisement -

6.Në ëndrrën e tij shqiptare pas kthimit nga Parisi, Edi Rama solli në Tiranë dhe të dashurën e tij gjermane, Eva. Por duket se piktori antikonformist i Francës nuk mund të sillej më si më parë në realitetin shqiptar dhe ajo u larguan pas një viti nga Tirana.

7.Lidhja e vetme e Edi Ramës me komunizmin është Spiro Koleka. Rama është nipi nga nëna i një prej anëtarëve më jetëgjatë të Byrosë Politike gjatë sistemit komunist.

8.Edi Rama është ndër të paktët personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i firmoste shkresat me Edi Rama.

9.Pas vdekjes së të atit, Rama merr një telefonatë surprizë. Ishte kryeministri Nano që e fton të drejtojë Ministrinë e Kulturës. Një ftesë që Rama e pranon jo me shumë zemër, pasi më shumë mendonte se si do të shkëputej nga ajo liria që kishte deri atëherë.

10.Një ndër batutat më të forta të Ramës, e cila ka hyrë tashmë edhe në fjalorin e politikës shqiptare, është ajo për Fatos Nanon. “Fatos Nano po sillet si Robert Çamçakizi nëpër kantiere”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit