1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

10 këshillat si të mbrohemi nga koronavirusi, ministria bën apel: Mos i përdorni maskat nëse nuk jeni të sëmurë

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë me anë të një mesazhi të shpërndarë për mediat ka dhënë 10 këshillat se si të mbrohemi nga koronavirusi që po përhapet në masë në Itali dhe në vendet e tjera në Evropë.

- Advertisement -

Lani shpesh duart.
Mos prekni me duar sytë, gojën dhe hundën.
Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini.
Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute.
Mos merrni antibiotikë, përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku.
Pastroni sipërfaqet me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.
Përdorni maskë vetëm nëse dyshoni se jeni sëmurë ose ndihmini njerëz të sëmurë.
Produktet “Made in China” ose pakot që vijnë nga Kina nuk janë të rrezikshme.
Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin e ri.
Kontaktoni numrin e urgjencës kombëtare 127 në rast se keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga një nga vendet e prekura dhe keni shenja sëmundje. Në vendin tonë ka pasur 8 raste të dyshuara por që fatmirësisht kanë rezultuar negative.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit