Në një video të shpërndarë nga Xhevdet Pozhari, këshilltari i ministrit Arben Vitia, dëgjohet deputeti i PDK-së, Hisen Berisha duke treguar në Kanal10 se ka shpenzuar 100 euro karburant për të udhëtuar me makinë nga një fshat i Gjakovës për në Prishtinë që të merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar ka kërkuar që kjo video të shpërndahen për t’i ndihmuar sa më shumë Berishës për shpenzimet e veturave.
Pozhari në këtë postim ka bërë të ditur se në pasurinë e deklaruar, Berisha i posedon pesë vetura.
“Realiteti i hidhur. Shpirtin me ta këput. Hisen Berisha, deputeti i PDK-së me 5 vetura të deklaruara, i cili shpenzon 100 euro karburante me udhëtu nga një fshat i Gjakovës deri në Prishtinë. Ngjarje e rendë, tepër. #SHARE ta ndihmojmë për shpenzime të veturave.” – ka shkruar Pozhari.