4.7 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

100 euro për studentët, Qeveria vjen me një njoftim

Rekomandime

Më 6 nëntor është mbyllur aplikimi për studentë për mbështetje nga ‘Pako për Përballje me Inflacion’.

Studentët do të përfitojnë nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu njofton se këtë javë pritet të themelohet Komisioni Zbatues i cili në bashkëpunim me Universitetet do të bëjë verifikimin e të dhënave.

Pastaj, pas verifikimit të listave do të procedohet me pagesë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë që edhe në fillim të këtij viti, Qeveria kishte ndarë nga 100 euro për studentët.

Nga kjo ndarje buxhetore kishin përfituar rreth 46 mijë studentë kosovarë

Më shumë artikuj

Të fundit